Barcelona, me sulmin më të frikshëm në Europë

26 Shtator 2016, 16:14Sport TEMA

Sulmi i Barcelonës mbetet më i frikshmi në Europë në këtë fillim sezoni. Ekipi blaugrana në ndeshjet e kampionatit dhe në Champions League ka mundur ta dërgojë plot 26-herë topin në rrjetë, me një mesatare të pakrahasueshme 3.7 gola për ndeshje. Dëmtimi i Lionel Messit, elementit kyc të kampionëve të Spanjë, nuk ndikoi aspak në fuqinë sulmuese të skuadrës në terma numerikë. Në El Molinon, kundër Sportingut të Gijonit, Barcelona shënoi 5 herë, me Neymar e Suarezin që mbajnë firmën e tre golave. Braziliani realizoi dopietë ndërsa uruguajani i maftua me një gol.

Në ndeshjet zyrtare të këtij sezoni Suarez ka mundur të shënojë 8 gola ndërsa Neymar katër. Të dy janë gati për të marrë përgjegjësitë para portës kundërshtare në mungesë të Messit, autor i 8 finalizimeve të tjerë. Kjo statistikë është mjaft domethënëse në prag të transfertës me Borussia Mönchengladbach në raundin e dytë të ndeshjeve në Grupe të Championsit.

Ndonëse Barca ka hasur jo pak vështirësi në fazën mbrojtëse, falë tredhëmbëshit të frikshëm ka mundur të triumfojë në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Duke bërë një krahasim mes klubet e tjera në La Liga por edhe në kampinatet e tjera europiane nuk gjen asnjë skuadër me statistika të krahasueshme me ato të katalanasve.

Më saktë, vetëm Manchester City, që ndodhet në të njëjtin grup me formacinin e Enriques në Champions, u afrohet shifrave të Barcës. Ekipi i Pep Guardioës ka shënuar gjithsej 22 gola mes Championsit dhe Premier Leagues. Më të njëjtin numër golash në këtë filim sezoni po shkëlqen edhe Borussia e Dortmundit, ndërsa Reali i Madridit mbetet pas me 17 finalizime gjithsej, 9 më pak se Barcelona. Nëse do të merren në konsoderatë edhe golat e shënuar në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillas, Barca shkon në 31 gola në ndeshjet zyrtare të 2016-2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje