Sot është dita e derbit mes Partizanit dhe Tiranës që do të luhet në qytetin e Elbasanit.
Ky është derbi i parë që luhet jashtë kryeqytetit dhe në këtë mënyrë të dyja tifozeritë janë nisur drejt Elbasanit për të përkrahur skuadrat e tyre të zemrës.
Një numër i lartë pritet që të jenë sot në stadiumin “Elbasan Arena” si nga ana e tifozerisë së kuqe ashtu dhe nga ana e tifozerisë bardheblu.
Rreth 50 autobuzë janë nisur këtë pasdite nga kryeqyteti në drejtim të Elbasanit në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.
Takimi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në orën 19:00./f.b