Superpremio për Interin nëse fiton titullin

23 Shtator 2016, 16:11Sport TEMA

Te Interi tashmë flitet me shifra marramendëse. Zhang Jindong nuk ka ndërmend ti ulë shpenzimet pasi pretendon ta rikthejë Interin menjëherë në majat e futbollit italian.

Pas 270 miljonë eurove të shpenzuara për të blerë 68,55 % të aksioneve të klubit zikaltër, por edhe 72,5 milionë eurove të tjera për të sjellë në Milano, Joao Marion dhe  brazilianin Gabigol, manjati kinez i elektronikës, ka vendosur një premio nga 7 deri në 10 milionë euro për skuadrën në rast se Interi arrin të fitojë kampionatin.

Pas tre fitoreve në 3 ndeshjet e fundit të Serisë A, ky është një sinjal mëse i qartë se pronarët e rinj kinezë besojnë shumë te stafi teknik dhe te futbollistët që ka aktualisht në dispozicion Interi.

Për ti motivuar edhe më tepër këta të fundit Zhang Jindong ka gati një premio prej 300 mijë eurosh për kokë në rast triumfi në kampionat.

Kjo shumë është thuajse dyfishi i premios që Juventusi do të derdhë në arkat e futbollistëve nëse bardhezinjtë arrijnë të fitojnë një tjetër titull kampion, që do të ishte i 6-shti rradhazi.

Pronarët e rinj të Interit kanë parashikuar për skuadrën një sërë premiosh në rast të arritjes së objektivave në kampionat dhe Europa League.

Një tjetër e dhënë kjo që Sunnig Group nuk do të ndalet së investuari te Interi madje gjatë viteve në vazhdim shifrat që do të shpenzohen në merkato do të jenë më të mëdha.

Me Zhang Jindong në krye paratë tashmë nuk do të jenë më një problem për Interin.

Icardi me shokë kanë një arsye më shumë për të rikthyer skuadrën zikaltër në majat e futbollit italian dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje