“Një ditë do e gjej jashtë fushe dhe do i çaj kafkën”: Deklarata shokuese e “Special One”

23 Shtator 2016, 11:04Sport TEMA
“Një ditë do e gjej jashtë fushe dhe do i çaj

Ai quhet “Special One” në Angli.

Por, këtë radhë Hoze Murinjo e ka tepëruar.

Trajneri portugez ka lëshuar një deklaratë shokuese kundër kolegut të tij, trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger.

“Një ditë do e gjej jashtë fushe dhe do i çaj kafkën”, ka thënë Murinjo.

Kjo deklaratë është botuar në librin e gazetarit Rob Beasley, shumë i afërt me portugezin, me titull ‘Up Close and Personal’.

Libri pritet të dalë në treg javën e ardhshme.

Deklarata e Murinjos është bërë dy vite më parë, pasi Venger e kishte kritikuar atë për shitjen e Huan Matas tek Junaited.

Marrëdhënia e Murnjos me Venger nuk ka qenë asnjëherë e mirë.

Dy vite më parë ata madje u përplasën edhe fizikisht, ndërsa luhej ndeshja Çelsi-Arsenal.

Murinjo e ka thumbuar Vengerin gjithmonë si një njeri që qan nga mëngjesi në darkë, ndërsa Venger ka qenë kundër shpenzimeve dhe blerjeve në shifra marramendëse të lojtarëve nga ana e portugezit.

Kritika më e fundit e Venger ishte ajo për blerjen e Pol Pogbasë.

Por, askush nuk e mendonte se urrejtja e Murnjos për Venger shkonte deri këtu.

1 komente në ““Një ditë do e gjej jashtë fushe dhe do i çaj kafkën”: Deklarata shokuese e “Special One””

  1. 77njejes says:

    oxi oxi plasi boxi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje