Armando Duka mbyll sytë para super skandalit: Skënderbeu mbetet kampion, s’do e dënojmë me vdekje (sulmon ashpër Erjon Braçen, e quan klloun e palaço)

22 Shtator 2016, 20:00Sport TEMA

Një nga ngjarjet më të rënda të historisë së trukimeve të futbollit tonë, të cilën skuadra kampione e Shqipërisë e vuajti me pezullimin për një vit nga aktivitetet ndërkombëtare, vazhdon të dominojë opinionin publik, jo vetëm sportiv.

Nënkampionët e Partizanit, veç përfitimit të parave të UEFA-s me statusin e kampiones, për shkak të këtij penalizimi, kanë kërkuar edhe titullin kampion të sezonit të shkuar.

Por presidenti Armando Duka e mbyll debatin: Skënderbeu mbetet kampion i vendit.

Duka flet për herë të parë në një intervistë për Top Channel edhe për përfshirjen e politikës në futboll, duke goditur thuajse drejtpërdrejt tifozin më të zjarrtë nga radhët e politikës në stadiumet tona, deputetin Erion Braçe.

Nga pikëpamja juridike ne nuk kemi se çfarë të bëjmë më tepër, sepse po të lexosh statutin e FSHF-së, shkalla më e lartë e gjykimit është CAS-i.

Ai komision ka të drejtë ta përjashtojë edhe nga kampionati shqiptar, por edhe fare nga futbolli, megjithatë ka marrë atë vendim që ka marrë.

Pavarësisht se ndonjëri ka pasur dëshirë ta dënojnë me vdekje, ata e kanë dënuar me një vit mospjesëmarrje në kupat e Europës”, shprehet Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duka sqaron edhe njëherë se, kërkesa e Partizanit për të marrë titullin kampion të sezonit të kaluar është ligjërisht e pamundur.

Organet juridike të FSHF-së janë nën nivelin e CAS-it. Çdo lloj vendimi, edhe nëse do ta marrin organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, palët në fjalë, qoftë Skënderbeu apo Partizani do ta ankimojnë në CAS dhe më pas CAS-i do të shprehet duke thënë se e ka marrë një herë vendimin për këtë çështje, e për këtë arsye nuk mund ta ndryshojë më atë. Nuk besoj se kjo çështje duhet diskutuar më”, tha Armand Duka.

Për presidentin e FSHF-së, futbolli është gjëja më e mirë që ka vendi ynë, duke iu drejtuar më pas politikës, e në veçanti atyre që sipas tij kërkojnë shpeshherë ta përbaltin këtë sport.

Kësaj radhe, kritikat, insinuatat dhe goditjet që ka marrë sistematikisht nga deputeti socialist dhe tifozi i Partizanit, Erion Braçe, marrin një përgjigje:

“Për mua, futbolli është gjëja më e mirë që ka Shqipëria, pa dashur të mohoj problematikat që ka. Ka 1001 probleme, sepse është një lojë, ka pjesëmarrjen e mijëra njerëzve, ka emocione të mëdha, ka garë brenda, por është gjëja më e mirë që ka Shqipëria.

Dhe më vjen keq, aq më tepër kur flet ndonjë palaço apo klloun nga politika. Ndonjë klloun i vogël kërkon të hedhë baltë mbi futbollin tonë”, tha Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

3 komente në “Armando Duka mbyll sytë para super skandalit: Skënderbeu mbetet kampion, s’do e dënojmë me vdekje (sulmon ashpër Erjon Braçen, e quan klloun e palaço)”

  1. toni says:

    Ah more plehre e qelbur, po ti duhesh varur prej gjuhe.

  2. Arusha e Tepelenes says:

    Popull lapaqen qe i ka mbetur ora akoma nden Tyrqine, duke shpifur, duke spiunuar, duke i rene qylit dhe duke perhapur eren e percarrjes, shqiptare kunder shqiptarit. Na turperuan si komb perpara boes me kete fjalor banal dhe thashethemesh.

    Edi Rama ka deklaruar ne dhjetera raste mes miqsh qe Erjon Brace eshte nje Kone qe kurdiset ne cdo kolibe ku shkon dhe une nuk dua t’ia prish lumturine kesaj qenie grafomane. Po ashtu, edhe ish-shefi i tij Fatos Nano e ka quajtur Erjon Bracen nje Kone qe leh sapo degjon ndonje fershellime perreth. Po ashtu edhe Berisha e ka quajtur Bracen deputet nje Kone qe leh por qe nuk ka fuqi te kafshoje.

    Tani vete Erjon Brace le ta gjeje vet ku ben pjese pavaresisht se kllouni dhe palacua te njejten gje bejne. Po kur hiqet dhe i ndershem ky klloun apo palaco me diplome po pse nuk i dime ne aferat e tua majtas e djathtas per te perfituar ndsonje kocke per vj… tend?!

  3. Stadiumi says:

    Po cas mor kurve nuk gjykoi skenderbeun cfar ka bere dhe cfar ka bere dhe cfar vendimi duhet mare,cas u mor vetem me ankesen e skenderbeut ndaj vendimit te uefas dhe i tha skenderbeut mos u kruani me por te jeni te kenaqur me kete denim minimal se ju jeni per ne turren e druve.Prandaj kurva skenderbe vrapoi shpejt te thote qe denimin e kryem dhe tani jemi te pastert.Po si e pranon denimin kur je kaq i pastert sic mumd te jete takaj dhe bodja……turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje