Kanë përfunduar katër takimet e Kategorisë Superiore për javën e katërt.
Katër sfida të cilat nuk kanë dhuruar asnjë emocion ku është shënuar vetëm një gol.
I vetmi ekip që arriti të marrë fitoren është Skëndërbeu i cili mposhti në fushën e tij skuadrën e Luftëtarit me rezultatin e ngushtë 1-0. Autori i golit të fitores për kampionët e shqipërisë e shënoi James në minutën e 28-të.
Ndërkohë sfidat e tjera kanë përdunduar të gjitha barazim dhe me të njëtin rezultat 0-0.
Korabi vijon të mos gjejë fitoren në këtë sezon duke barazuar ndaj Vllaznisë. Gjithashtu dhe Laci vijon të mbetet “mace e zezë” për Kukësin që nuk arriti ta mposhtë sërish duke barazuar në transfertë.
Ndërkohë në paqe u mbyll dhe derbi bregdetar mes Flamurtarit dhe Teutës.
Ndeshja e fundit e javës së katërt do luhet ditën e nesërme dhe është derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana./f.b