Pas fitores së arritur në derbin e Italisë kundër Juventusit, Interi është ndalur në “San Siro” kundër Bolonjës.
Zikaltërit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, duke bërë një hap fals në fushën e tyre.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Matia Destros që shënoi në minutën e 14-të të takimit. Por reagimi I interit nuk vonoi shumë pasi në minutën e 37-të Ivan Perisic barazoi gjithcka. Në pjesën e dytë ekipi I De Boer u mundua të marrë fitoren por pa i’a arritur qëllimit duke marrë vetëm një pikë.
Ndërkohë në sfidat e tjera Lazio arriti që të rikthehet tek fitorja duke mposhtur në Olimpiko ekipin e Empolit. Bardhekaltërit fituan me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të shënuar nga Keita dhe Lulic.
Edhe në këtë sfidë portiere I kombëtares shqiptare Thoma Strakosha u aktivizua që nga minuta e parë e ndeshjes. Një tjetër paraqitje mjaft e mirë e gardianit kuqezi që tregoi dhe njëherë formën e tij mjaft të mirë.
Në ndeshjet e tjera Roma u mposht 3-1 nga Torino, ndërsa Sasuolo mori tre pikë ndaj Udinezes, kurse Genoa barazoi 1-1 ndaj Peskarës./f.b