Kur kanë ngelur dhe pak orë nga nisja e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, në Elbasan shihet një numër i lartë i policisë.
Shumë forca policore janë vendosur afër stadiumin “Elbsana Arena”, ku do të luhet ndeshja për të ruajtur rendin.Në gatshmëri për mbarëvajtjen e kësj ndeshje janë rreth 300 forca policie.
Ndërkohë situata në Elbasan është e qetë ndërsa tifozeritë e të dyja skuadrave janë duke mbërritur në këtë qytet. Sfida mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në orën 19:00./f.b