FOTOT/ Bale në telashe: Kushërira e partneres u vodhi 1 mln paund trafikantëve

25 Shtator 2016, 18:51Sport TEMA
FOTOT/ Bale në telashe: Kushërira e partneres u vodhi 1 mln paund

Ylli madrilen Gareth Bale po ruhet nga forcat e policisë spanjolle pasi dyshohet se mund të jetë objektiv i sulmit të një bande kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, pasi kushërira e të fejuarës së tij është zhdukur bashkë me një valixhe e cila përmban drogë dhe para kesh që kapin vlerat e 1 milion paundëve.

Epiphany Dring, kushërira e modeles Emma Rhys-Jones e cila është e fejuara e Gareth Bale, është zhdukur prej 5 javësh bashkë me një çantë e cila ka pasur 300.000 paund kesh dhe drogë dhe ora të shtrenjta që në total bashkë me paratë kapin vlerën e 1 milion paund, shkruan The Sun.

Banesa ku jetojnë gjyshërit dhe halla e modeles është sulmuar nga banda ku 27-vjeçarja Dring bënte pjesë para se të zhdukej, raporton TCH.

Familjarët e Emma Rhys-Jones mendojnë se jeta e saj dhe e Gareth Bale mund të jenë në rrezik pasi mund të vihen në objektiv të trafikantëve duke pasur parasysh se këta të fundit janë të pasur.

Sipas policisë britanike 27-vjeçarja Epiphany Dring është larguar nga “ishulli” dhe mund të fshihet në Malajzi.

1 komente në “FOTOT/ Bale në telashe: Kushërira e partneres u vodhi 1 mln paund trafikantëve”

  1. ... says:

    PO ku e psonise kte lloj gruaje o kokrra gomarit, nje grua qe familjarisht esht e ngaterruar me kondrabanden dhe vjerrin e ke ne burg o rrot k….i, po futbollist je ti kush i humbi trut rruges ti gjesh ti kokrra budallait.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje