Nuk ka fitues në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana që u zhvillua për herë të parë në “Elbasan Arena”.
Të dyja ekipet ndan nga një pikë secila, duke barazuar me rezultatin e bardhë 0-0.
Një derbi që pavarsisht se nuk dhuroi gola, kishte mjaft emocione, ku spektakli në tribuna i dha dhe një herë tjetër një pamje fantastike kësaj ndeshje.
Një 90-minutësh i ekuilbruar me të dyja skuadrat që kishin aplikuar të sulmonin me anë të kundërsulmeve.
Në pjesën e parë Tirana kontrolloi më së shumti topin ku në minutën e 15-të shfaqet rrezikshëm me anë të sulmuesit Moise por që ndalet nga Alban Hoxha.
Kundërpërgjigjet menjëherë Partizani pas një minute me anë të Emiliano Vilës, i cili tentoi nga distanca por Ilion Lika shpëtoi mrekullisht Tiranën.
Në minutën e 30-të bardheblutë patën rastn e artë për të kaluar në avantazh me anë të Mervej i cili i vëtëm përballë Hoxhës nuk arrin dot të shënojë.
Në pjesën e dytë Partizani ndryshon duke marrë në dorë lojën ku në minutën e 54-tërt, Torassa i afrohet shumë pranë golit të avantazhit por topi i gjuajtur prej tij ndalet nga shtylla.
Është sërish shtylla që i mohon golin të kuqve në minutën e 67-të ku Idriz Batha ekzekuton mjestërisht një goditje dënimi.
Kur ndeshja po i shkonte fundit të dyja ekipet patën raste sërish për të shënuar por të dy portierët si Hoxha ashtu dhe Lika ishin në një formë mjaft të mirë.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit Enea Jorgji me të dyja ekipet që kthehen në Tiranë me nga një pikë./Fatjon Baze, TemA TV
O shoku Fatjon Baze, edhe per keto rezultate te ketyre mos e ka fajin Skenderbeu i Korces qe u trokon ndeshjet direkte ketyre??!