Futbolli anglez tronditet nga një skandal që ka përfshirë trajnerin e Kombëtares, Sem Allardaise.
Ky i fundit ka rënë pre e një video të fshehtë nga gazetarët investigativë të e “Telegraph”.
Ata i janë shfaqur trajnerit si biznesmenë dhe kanë arritur të bien dakord duke e korruptuar atë për 400 mijë paund.
Në këmbim të parave, trajneri do t’i jepte informacion biznesmenit në fjalë, që ishte edhe menaxher lojtarësh, se si t’i shmangej rregullave të Federatës së Futbollit të Anglisë, në lidhje me transferimet e futbollistëve.
Gjatë videos së filmuar shihet se si Allardaise tallet edhe me krerët e federatës, por edhe ish-trajnerin e Kombëtares, Roy Hoxhson.
Allaraise ka vetëm 67 ditë në krye të skuadrës së Kombëtares së “Tre Luanëve”.
Pas kësaj video pritet reagimi i Federatës Britanike të Futbollit, e cila mund edhe ta shkarkojë atë, çka do të ishte një tronditje e madhe për Kombëtaren e futbollit të këtij vendi.
Sem Allardaise fiton 5 milion euro në vit, por si duket nuk i mjaftojnë!
Reforma po jep frytet e saja! ?
mos u cuditni, anglezet e njohin kete mafjoz te dallavereve….ishte skandal dhe idjotizem i anglezeve qe e zgjodhen kete trajner medioker me keq se ai matufi i Euro2016.
–
Ky akoma beson te Rooney apo Cahill, qe eshte lojtar i kote dhe turp per nje futbollist.Ky beson te Joe Hart, portier skandaloz qe edhe Berisha eshte me i mire.
Ishalla nje fund i shpejte per Samin kete dallaverexhi i tipit Duka.
tema, pse po vononi komentin? edhe me anglezet e paskeni rregulluar qe mos ti nxirrni bojen….2 ore per nje koment, ska ardhur akoma Mero qe ta pyesni?
Me keto pacavure dmth ta dish lajmin dhe me pas kure tjetri zgjidhet e boton asnjehere ky vend nuk ka per te bere hajer me ekipin kombetar.Keta vete e jane destruktive shtyp qe lufton dhe asnjehere sndreq.