Trukimi i ndeshjeve, përkthimi i raportit mban pezull hetimet

27 Shtator 2016, 14:28Sport TEMA

Ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat e ndërsjella dhe mes politikës, federatës dhe klubeve të futbollit, hetimi për trukimin e ndeshjeve të ekipeve shqiptare është stopuar.

Prokuroria e Tiranës kërkon ndihmën e përkthyesve për të thelluar hetimet në lidhje me skandalin e trukimit të ndeshjeve dhe fiksimit të rezultateteve në Superligë dhe takime ndërkombëtare nga ekipi Korçar, Skëndërbeu.

Burime nga grupi hetimor thanë se, këto hetime do të mbeten pezull deri në mes të muajit tetor për shkak se është dërguar për përkthim raporti i sekuestruar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Të njëjta burime sqaruan se kërkuan ta merrnin në shqip raportin nga FSHF, por përgjigja e kthyer ishte se e dispononin vetëm në anglisht dhe për këtë arsye 90 faqet me fakte, argument dhe dëshmi të administruara nga UEFA janë në proces përkthimi.

Me administrimin në shqip sic e kërkon kodi procedurës të kopjes së raportit nga UEFA personat e parë që do të pyeten sqaruan burimet janë drejtuesit e ekipit, presidenti, lojtarët e përmendur në raport si dhe ish ministri financave Ridvan Bode.

1 komente në “Trukimi i ndeshjeve, përkthimi i raportit mban pezull hetimet”

  1. Arusha e Tepelenes says:

    PIRDH, PIRDH SE DO SHFRYHENI ZOTERINJ PLEHRA TE MEDIAS ME NE KRYE GAZETEN TEMA?! I NXORRET BOJEN KETIJ VENDI DUKE SHPIFUR!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje