Palestino, “Davidi” që mundi “Goliathin” Flamengo

30 Shtator 2016, 15:53Sport TEMA

Davidi i vogël ka mundur gjigantin Goliath. Rrëfim biblik, libri i parë i Samuelit. Një legjendë që shpesh kthehet në realitet në futboll. Shembulli i fundit ka ardhur nga Kupa e Amerikës së Jugut, Europa League e atyre anëve. Në fazën çerekfinale, Palestino, skuadër e vogël kiliane e komunitetit palestinez, ka fituar 2-1 në Brazil në shtëpinë e ekipit legjendar të Flamengo-s. Ndeshja e parë është mbyllur 0-1 dhe askush nuk vinte bast se kilianët mund të eliminonin super skuadrën që në të kaluarën ka prodhuar lojtarë si Zico, Junior Bebeto, Romario dhe Ronaldinho.

Flamengo ka rreth 39 milionë tifozë, kundër pothuajse 20 mijë të Palestino-s, që ndiqet mesatarisht nga 1.200 tifozë për ndeshje. Nuk ia vlen të përmenden as diferencat e mëdha që kanë këto dy ekipe për sa i takon të ardhurave. Palestino mban ngjyrat e… Palestinës: fanellë e bardhë me rripa jeshil dhe të kuq. Ka pseudonimin “equipo arabe”, sepse ato janë rrënjët e tyre. Edhe pse në organikën e ekipit të parë nuk ka diskriminime. Madje, pjesa më e madhe e lojtarëve janë katolikë, duke përfshirë edhe trajnerin, dhe myslimanët janë në minoritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje