Shqipëria “ia djeg” Kosovës edhe dy lojtarë

1 Tetor 2016, 09:59Sport TEMA

Edhe dy talente kosovare priten të humbin shpejt të drejtën që në të ardhmen të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Liridon Latifi i Skënderbeut dhe Eros Grezda i Lokomotivës së Zagrebit janë ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë për dy ndeshjet e ardhshme, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ende nuk ka publikuar listën me emrat e futbollistëve të ftuar, por të premten klubi kroat Lokomotiva ka konfirmuar se tashmë Grezdës i ka shkuar ftesa që të bashkohet me kombëtaren A.

Është bërë e ditur se ftesa ka shkuar edhe për Latifin, ndonëse të dy lojtarët kanë thënë se do të flasin vetëm pasi De Biasi të bëjë publike komplet listën.

Shqipëria javën tjetër i luan dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

Më 6 tetor luan në udhëtim me Lihtenshtajnin, ndërsa më 9 tetor në Shkodër e pret Spanjën.

Shqipëria ka nisur mirë eliminatoret – me fitore 2:1 ndaj Maqedonisë, ndërsa kërkon tri pikë edhe ndaj Lihtenshtajnit dhe shpreson në befasi ndaj Spanjës.

Pikërisht ndaj Lihtenshtajnit shihet mundësia që të debutojnë dy kosovarët e rinj, të cilët më pas nuk do të mund të luajnë për Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje