Mungesat në sulm, De Biasi rikthen në kombëtare Edgar Çanin

4 Tetor 2016, 14:42Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka rikthyer në kombëtare sulmuesin Edgar Cani.

Pas dëmtimit të dy sulmuesve, Armando Sadiku dhe Rei Manaj, tekniku Italian është detyruar që të gjejë zëvëndësuesin e tyre duke thirrur Edgar Canin, që do të jetë në disopozicion për dy ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Cani është një sulmues i njohur në ambientin kuqezi, pasi ka qenë dhe më parë pjesë e kombëtares shqiptare dhe ka qenë pikërisht vetë De Biasi, që e ka grumbulluar për herë të parë.

Aktualisht 27-vjecari luan me skuadrën e Pizas në Lega Pro.

Me kombëtaren shqiptare ai ka zhvilluar 15-ndeshje duke arritur që të realizojë katër gola. Gjithshtu të gatshëm De Biasi ka dhe sulmuesit e tjerë si Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Azdren Llukaku./f.b

2 komente në “Mungesat në sulm, De Biasi rikthen në kombëtare Edgar Çanin”

  1. Klodi says:

    Luan ne serie B dhe jo lega pro

  2. vito says:

    Meqe nuk keni publikuar lajmin po e shkruaj ketu. FIFA sapo na ka denuar me gjobe 50,000 franga zvicerane per sjelljen e tifozeve gjate ndeshjes me Maqedonine. FSHF duhet te mbaje larg stadiumit keta maskarenjte e tifo grupit “Plisat”. Ndeshjet duhet te luhen ne “Elbasan Arena” ku policia ka kontroll me te forte te tfozeve. Dhe ketu perfshij edhe ndeshjet e Kosoves.Ndeshja e te enjtes Kosove-Kroaci do te sjlelle ne Shkoder tifozet Kroate qe jane po aq te dhunshem sa ata Serbe.
    http://www.fifa.com/governance/news/y=2016/m=10/news=several-football-associations-sanctioned-after-discriminatory-and-unsp-2839755.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje