De Biasi: Luajtëm një ndeshje të mirë. Ndaj spanjës do të jetë e vështirë

6 Tetor 2016, 23:21Sport TEMA

Pas fitores ndaj Lihtenshtejnit, De Biasi, është shfaqur i lumtur për pikët e plota të marra në këtë transfertë. Pas ndeshjes ai tha për TVSH-në, se në këtë takim e rëndësishme ishte vetëm fitorja.

 “Luajtëm një ndeshje që sipas meje e kemi interpretuar mirë, ndoshta mund ta luanim edhe me më shumë kualitet. Por të luash këtë ndeshje nuk është e lehtë për askënd. Por është një rezultat i rëndësishëm që na jep besim për më vonë”

Ndërsa sa I përket ndeshjes së rradhës ndaj Spanjës, italiani tha se do të jetë një përballje mjaft e vështirë.

“Për të do të mendojmë nesër. Më lini të verifikoj dhe analizoj fitoren e sotme, të shohim si jemi fizikisht. Mendoj se nuk kemi probleme gjithsesi. Do të përgatitim një ndeshje që është shumë e vështirë për ne,”/f.b

3 komente në “De Biasi: Luajtëm një ndeshje të mirë. Ndaj spanjës do të jetë e vështirë”

  1. Toni says:

    Uau, me gjith mend e ka ky !? Po kush e kishte menduar se me Spanjen do te jete e veshtire !

  2. Samki says:

    Ndaj Lihtejshejnit, fituam, ruajtem energjite dhe kjo ishte me e mira qe na duhej. Ndaj Spanjes do jete nje histori tjeter, do duhet te mbrohemi dhe te djeristemi shume pasi ato qarkullojne topin shume dhe te shpresojme se do na vije ndonje shance, kundersulm te cilin do duhet ta shfytezojme.

  3. like says:

    o trajnero, leni aventurat me spanjen e parkoje atobuzin ke porta me na fut sa me pak gola e me shpetu nderin. po bone noj kundrasulm te urofte zoti, po mos mendo me bo loj. ruaju shume minutat e fundit se atere osh kur ti grisin breket fare La Roja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje