Bekim Balaj: I lumtur për golin, tani radhën e ka Spanja

6 Tetor 2016, 23:25Sport TEMA

Autori i golit të dytë të kombëtares shqiptare Bekim Balaj është shprehur mjaft i lumtur për fitoren dhe golin e shënuar në sfidën ndaj Lihtenshtejnit.

Pas përfundimit të ndeshjes ai u shpreh per “Supersport” se shpreson të shënojë sa më shumë gola dhe rradhën ta ketë Spanja.

 “Ishte një ndeshje e sikletshme për ne, pasi ishte një ndeshje që duhet ta fitonim me cdo kusht. Arritëm të shënonim një gol shumë të shpejtë, cka na solli më pas të marrim kontrrollin e lojës.

Dëshira është që të shënojë sa më shumë. Jam  I kënaqur për golin që shënova sot dhe shpresoj që të vazhdoj kështu dhe të shënoj sa më shumë gola për kombëtaren dhe klubin tim ku po luaj rregullisht.Shpresoj që tani rradhën ta ketë Spanja” tha Balaj/f.b

1 komente në “Bekim Balaj: I lumtur për golin, tani radhën e ka Spanja”

  1. Dorina says:

    Bravo kuqezinj! Respekte per shpirtin tuaj luftarak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje