Sulmuesit Armando Sadikut do t’i duhen disa javë për t’iu rikthyer fushave të lojës pas operacionit që kreu të mërkurën në gjurin e majtë.
Kjo gjë bëhet e ditur nga vetë sulmuesi i Kombëtares, me një postim në profilin e vet në “Facebook”.
“Të dashur tifozë, për shkak të problemeve të ripërsëritëshme në gju, ishte e nevojshme një operacion në menisk. Do të mungoj disa javë, shpresoj në një shërim të mirë”, shkruan Sadiku, duke e shoqëruar postimin me dy foto nga gjuri i operuar.
Pasi mungoi në ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën, 25-vjeçari me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares as për duelin e 12 nëntorit kundër Izraelit.
Në rastin më të keq sulmuesi i Zyrihut nuk do të jetë riaftësuar plotësisht, e në rastin më të mirë nuk do të jetë në formën e tij më të mirë.