Prof. Gilman Bakalli ndërron jetë papritur nga një leuçemi akute

8 Tetor 2016, 20:32Kulturë TEMA

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Gilman Bakalli, pedagog i Universitetit Europian të Tiranës.

Bakalli është prekur nga një leuçemi akute që nuk i ka dhënë kohë të bëjë betejën e tij kundër sëmundjes.

Bakalli është një nga personalitetet e filiologjisë në Shqipëri, i shkolluar në Universitetin e Graz-it në Austri.

Ai u përfshi përkohësisht në politikë në vitin 2005 si deputet i Partisë Demokratike, por u nda shpejt brenda më pak se dy vitesh prej saj dhe pas vitit 2009 vazhdoi jetën akademike.

Ishte një përkthyes i shkëlqyer, publicist i njohur dhe një zë i adhuruar i opinionit publik.

Lini një Përgjigje