VIDEO/ Polici i merr lekët e gjobës në dorë, bën dhe ulje

10 Tetor 2016, 18:39Kronika TEMA

Në një kohë kur Policia e Shtetit çdo ditë kap në shkelje drejtues mjetesh pasi nuk vendosin rripin e sigurimit, sot është shënuar një rast flagrant me gjobën.

Rasti i denoncimit në fjalë, ka protagonist një punonjës policie nga Shkodra, i cili i merr lekët e gjobës në dorë një shtetasi nga Kosova, madje i bën edhe pazar, duke i ‘ulur’ çmimin. Shqiptar i Kosovës, po kthehej pas ndeshjes Shqipëri­-Spanjë për në Prishtinë.

Policia rrugore e ka ndaluar personin në fjalë dhe i ka komunikuar se gjoba që ai duhej të paguante për mosvënie të rripit të sigurimit është 108 euro. Por, në këtë rast polici ka bërë tolerim, duke i kërkuar vetëm 5 euro në dorë. Video është siguruar nga JOQ


1107992 by PanoramaVideo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje