Thoma Çala u gjet i vdekur në paraburgimin e Fierit, ku priste vendimin lidhur me akuzat për abuzim seksual me të mitur. Sipas mjekëve shkak për vdekjen e 47-vjeçarit është bërë çarja e aortës. Vetëm pak ditë më parë, Thoma Çala u përball me mbesën e tij, përmes një komunikimi telefonik nga paraburgimi, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në “News24”. 19-vjeçarja K.C dha detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai i, kur ishte vetëm 14 vjeç. Vajza deklaroi se xhaxhai Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi. 19vjeçarja pretendon se xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër.
Në emision ka ndërhyrë edhe vetë i akuzuari, përmes një telefonate nga paraburgimi. Thoma Çala hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur mbesën nepërkë.
“Mbesa ime pretendon se më ka shërbyer dhe gjatë shërbimit pretendon se unë kam përfituar. Hetime nuk ka fare, kemi kërkuar tabulate telefonash nuk kanë dalë. Ajo që në gjyq i hiqet si e dëmtuar, është një nepërkë. Eshtë njohur me një djalë dhe ka ardhur në shtëpi ka kërkuar fejesë brenda dy javësh. I ati i ka thënë të çova për shkollë, nuk të çova për burrë. I ati i tha nëse dështon fejesa, vetëm e vdekur do kthehesh në shtëpi. arsyeja që mua më akuzojnë është pse dilje në Fier dhe e merrje. Sepse nëna e saj më thoshte dil merre kur kthehej nga Tirana dhe unë isha taksi falas për fisin. Mbesa ime ishte vajza ime” deklaroi Thoma Çala. Denoncimi i vajzës për xhaxhain e saj është bërë më 6 shtator 2015. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg pa afat ndaj Thoma Çalës, i cili akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.
Prokuroria ka paraqitur si provë dëshminë e të resë, e cila ka pretenduar se është përdhunuar nga xhaxhai i saj Thoma Çala, në prill të vitit 2010. Ajo ka shpjeguar se në atë kohë, xhaxhai jetonte i vetëm, pasi bashkëshorten dhe fëmijët i kishte në emigrim, në Greqi. Për më shumë se një vit ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ambientet e së cilës janë kthyer në vendin ku ai abuzonte seksualisht me mbesën e tij të mit
Vdekja e papritur neper paraburgime e disa personave qe mendohet se kane kryer akte sexuale eshte bere problem. Avokati i popullit dhe ministri tahiri. Prokuroria. Duhet te nisin hetime te plota. Keta njerez po vriten nga togat e policise pa gjyq. Duhet nje ekim mjekesor asnjanes te beje aitopsine e viktimes.
Nese avokati i popullit nuk e kerkon kete une e akozoj per bashkepunim ne krim
Mero.
Si gazetar duhet te kerkosh nje hetim per vrasjen e ketij burri pavaresisht akuzes e cila nuk eshte provuar ende. Ti si gazetar duhet ta ndalosh kete praktike vrasje pa gjyq.
Kerko nje autopsi me nje grup mjekesh te pavarur. Shperthimi i aortes eshte bere nga nje goditje e fuqishme me mjete te buta.
Nje krim i rende kunder nje njeriu te pafajshem derisa te provohej fajsia.
I kerkoj po ashtu presidentit, kryeprokurorit, avokatit popullit dhe ministrit tahiri te ngrene nje grup special hetimi.
Ndal krimit ne zyrat e policise.
Nese provohet ministri tahiri te jap doreheqjen.
Meqe e thua ti…
Nuk mund te mbash ne burg dike,per te cilié thote dikush qe dikur apo atehere me beri kete apo ate.Pa ekspertize dhe deshmitare eshte shkelje erende e drejtesise.A do mbroje njeriun REFORMA dhe AMBASADORI,apo do shikojne hateret e z.TAKU.
PO C’PUNE KA TAHIRI ME BURGJET, ATO VAREN NGA MINISTRIA E DREJTESISE, KANE POLICINE E BURGJEVE DHE JO POLICINE E SHTETIT!