Sekuestrohen 9 apartamente në Durrës, dyshohen me prejardhje kriminale

9 Tetor 2016, 12:00Kronika TEMA

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur sekuestron për 9 apartamente, të regjistruara në bulevardin kryesor të Durrësit, në pronësi të 22-vjeçarit Arlind Kalaja, pasi sipas prokurorisë, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se janë krijuar në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij, Fatmir Kalaja.

Fillimisht, hetimit ndaj shtetasve Kalaja ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, në muajin prill 2016, në bazë të informacioneve se këta shtetas kanë qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare.

Më tej, hetimi iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po zhvillon hetime në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Fatmir Kalaja ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në Itali, ku është proceduar për vepra penale vjedhje, vrasje me dashje dhe pezullim të patentës për drejtim mjeti.

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet se të gjitha këto pasuri të paluajtshme, 9 apartamente me vlerë të deklaruar në kontrata rreth 260 mijë euro, dyshohet se janë fituar nga personi i hetuar Arlind Kalaja, si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e pastrimit të parave, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i babait të tij të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja.

Dyshimet e transmetuara nga shteti italian mbi precedentët kriminalë të këtij të fundit, blerja e këtyre apartamenteve në një kohë shumë të shkurtër brenda dy muajve të vitit 2014, shtator-tetor 2014, si dhe çmimet e shitblerjes nën vlerën reale të sendeve konstatohet lehtësisht që të gjithë apartamentet e blera nga Arlind Kalaja, janë përftuar me gjysmën e çmimit real të tyre dhe ka ndikuar në realizimin e veprimtarisë kriminale për të cilën dyshohet 22-vjeçari.

“Mungesa e të ardhurave të ligjshme, duke mos patur asnjë aktivitet ekonomik në Shqipëri, shumat e parave që kanë qarkulluar në banka, në format e kreditimit dhe debitimit, moshën e re të Arlind Kalasë, vetëm 20-vjeç në kohën e përfitimit të pasurive, shtojnë dyshimet mbi burimin e të ardhurave të të dyshuarit Arlind dhe babait të tij, të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./TCH

3 komente në “Sekuestrohen 9 apartamente në Durrës, dyshohen me prejardhje kriminale”

  1. selitsi says:

    pa pune me pasuri tani do hash mire dil lyp cigare tani te gji..a r..e i forti i durresit ha k..n tani…

  2. Mos filloni nga bishti,por nga koka e korrupsionit ,nga gjin gjonet nga saluku me bijt,e shume e shume parlamentar e politikan sharlatan qe kane ber kerdin dhe shkatrruan kete vend nga shfrytezimi barbar.

  3. ERA says:

    ARLINDI ,STUDENTI EXELLENT I MJEKSISE,DJALI QE NGELI JETIM SEPSE E EMA E MBULOI ME TRUPIN E VET GJATE NJE AKSIDENTI TE TMERRSHEM KU BASHKE ME NENENHUMBI JETEN DHE E MOTRA,ATO JANE LEKET E GJAKUT TE NENES ,NGA SIGURACIONET.ESHTE QYTETAR ITALIAN DHE ATA KRENOHEN ME TE! TURP PER NE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje