Ironia e Tahirit për “qytetarin digjital”: Po me Gjinin e Portokallisë ç’patën?

8 Tetor 2016, 15:55Kronika TEMA

Në postimin e fundit të Sali Berishës në Facebook, foton që ia vodhi aktorit të Portokallisë, Bes Kallaku, e nxori si drogën e Saimir Tahirit. Këtë vuri në dukje ministri i Brendshëm Tahiri në fjalën e mbajtur sot gjatë konferencës së shtyp.

Pasi renditi një seri të atyre që i quajti shpifje nga më absurdet, ministri i rezervoi një pjesë të vogël dhe (sh)përdorimit të denoncimeve publike të paligjshmërisë në rrjete sociale, si i ashtuquajturi “qytetari digjital” në Facebook.

“Nuk ka pasur ditë të vitit që mbi mua, mbi Kryeministrin, qeverinë e akoma më keq, mbi vetë Policinë e Shtetit, nuk janë hedhur shpifje nga më absurdet. ‘Shqipëria është Kolumbi e shqiptarët kolumbian’, thoshte një syresh e opozitës sot në një Kongres ndërkombëtar të grave të partisë, duke harruar se këtë baltë po e merr Shqipëria dhe shqiptarët. Vetëm 48 orët e fundit kam dëgjuar shpifje nga ato që të lënë me gojë hapur. 24 kilogram drogë opozita, segmente të medias, dhe ca “lajme me burime të prokurorisë” i bënë ‘24 ton’. E kur arrijnë të shpifin me tre zero nga pas sa 24 kile t’i bëjnë 24 ton, kuptoj edhe nga dolën 10 mijë tonët e Lulzim Bashës dje. 

Po dje, për dy të arrestuar të Policisë, PD doli dhe akuzoi deputetin Xhemal Qefalia si të lidhur me drogën, dhe pse e vetmja gjë që lidhte deputetin e PS me drogën ishte rastësia e mbiemrit të njëjtë me të arrestuarit.  Kjo është njëlloj sikur Sali Berisha dhe Lulzim Basha të presin urime zyrtare në selinë e PD pse pret Etrit Berisha dhe shënon Migjen Basha.

Për të mos folur për postimin e fundit të Sali Berishës në FB, ku foton që ia vodhi aktorit të Portokallisë, Bes Kallaku, e nxori si drogën e Saimir Tahirit”, tha ministri Tahiri, i përfshirë në akuzat e fundit të opozitës nga një foto e aktorit të njohur si Gjini i Portokallisë.

2 komente në “Ironia e Tahirit për “qytetarin digjital”: Po me Gjinin e Portokallisë ç’patën?”

  1. Mentari says:

    Ik o RR.K mos u merr me politike se je Polic dhe asnje gje me teper.Kerkon te mfsheghesh drogen ne shqiperi kur ne portet e Italise e kufinjt tokesor Greko shqiptare trasportohen me qindar ton droge dhe kapen qindar shqiptar.Nuk je minister por je skandaloz dhe shum shum I pa-informuar ne jete (Shkolluar).Kush ta e ka dhuruar ate dipllomen? se as per mbarim gjimnazi nuk e justifikon Inteligjencen qe ke.

  2. Raimond vlonjati says:

    Epo kur ben dhe Saje qorri , nje bashkepunetor i krimineleve , si i ndershem , kjo esht skandalize fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje