Guardia di Finanza: Kemi hequr nga tregu shumë drogë dhe shumë para për tregun

7 Tetor 2016, 18:54Kronika TEMA

Përfaqësuesi i Guardia di Finanza në Shqipëri, koloneli Joselino Minutto, në analizën e tij mbi rezultatet kundër narkotikëve, veçoi ndër të tjera si arritje të dallueshme, “reduktimin e aftësive financiare të organizatave kriminale, duke hequr nga tregu italian dhe europian, sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.”

Më tej, duke folur për aksionet kundër narkotike, ai theksoi se “Lufta ndaj trafikut të drogës që përbën një nga veprimtarinë të fitimprurëse të organizatave me një vlerë të shtuar eksponenciale për burimet e impenjuara dhe fitimet e paligjshme të përftuara kërkon veprimtari të vazhdueshme e të qëndrueshme.

Kjo fushatë fluturimesh përbën kultivimin më të vështirë dhe më të kushtueshëm duke reduktuar përfitimin e organizatave kriminale që merren me kultivim e shitje droge.

Një gram lëndë narkotike shitet nga 5-10 euro. Kjo veprimtari e jona parandaluese dhe e luftës bën që organizatat të ndërrojnë mënyrat e veprimit.

Na janë dashur 20 vite për të përballur këtë fenomen në vendin tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje