Tahiri: Sali, Luli e Muli, vendi dje kishte problem të pazgjidhur me kultivimin e drogës, sot zgjidhet përfundimisht

7 Tetor 2016, 15:41Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka komentuar raportin e Guardia di Finanza-s dhe atë të policisë shqiptare për luftën kundër kultivimit të drogës.

Përmes një statusi në fb, ministri i ka kthyer gjithashtu përgjigje akuzave të liderit të opozitës, i cili pak minuta më parë sulmoi sërisht policinë dhe qeverinë në një konferencë për shtyp.

GdiF e deklaroi shumë shumë saktë: bashkëpunimin e shkëlqyer me Policinë shqiptare, rezultatet shumë pozitive dhe vazhdimin e përbashkët të kësaj lufte në të ardhmen.
Saliu, Luli dhe Muli, kanë të drejtën e tyre të hedhin baltë, siç kanë bërë gjithmonë, por sot është e qartë se Shqipëria dje kishte një problem të pazgjidhur me kultivimin, kur ata ishin ne qeveri.

Ndërsa sot, Shqipëria ka një problem që po merrr zgjidhje përfundimtare. Dallimi është shumë i madh!”, komenton Tahiri.

Ministri ka risjellë edhe njëherë shifrat e deklaruara në konferëncë:

Per ata qe kane sy e vesh, me poshte te dhenat zyrtare te Guardia di Finanza dhe Policise se Shtetit. Ne shqip:

1. Siperfaqja e monitoruar ne 2016 eshte 506 hektar, prej te cilave 213 te kultivuara me kanabis.

Ne 2013, aiperfaqja e monitoruar ishte 361 hektar, prej te cilave 323 hektar te kultivuara (nga te cilat 319 ishin ne Lazarat). 

Pra siperfaqja eshte me e vogel se 2013, edhe pse sic shihet, ne 2013 i gjithe monitorimi fokusohej ne Lazarat.

2. Oret e monitorimit jane 18% me shume se vjet dhe thuajse 50% me shume se 2013.

3. Gjeografia e fluturimeve, ne te gjithe vendin pa asnje limit. 

4. Kjo eshte arsyeja pse ne 2016 kemi arritur te zbulojme me shume hapesire te kultivuar sesa vjet. Dhe ky nuk eshte shenje deshtimi, por shenje e qarte e punes per te identifikuar dhe shkaterruar cdo parcele.

5. Ne 2016 policia shkaterron 99.8% te hapesires se kultivuar. Ne 2012 shkaterronte 0% dhe ne 2013 shkaterronte 7.5%. Kush eshte narkotrafikanti?!?! Qeveria e lidhur me bandat e droges kush eshte?!?!

6. 19% e sasise se shkaterruar eshte kubike, pra qe ne fazen paraprake, qe tregon aktivitetin masiv te policise per te parandaluar kete fenomen.

3 komente në “Tahiri: Sali, Luli e Muli, vendi dje kishte problem të pazgjidhur me kultivimin e drogës, sot zgjidhet përfundimisht”

  1. Lenti tp says:

    Hahhahahahahahahaahhahahahahahahaha na kenaqe ……mhashashin po e han e gomeret ktej nga ne

  2. Engjelli says:

    O do punoni, o do merreni me llafe. Publiku i merr vesh shifrat. Lerini budallenjt ne mjerimin e tyre. E di edhe bota qe ju po punoni. Nuk me vjen mire qe per cdo akuze, dilni e u jepni pergjigje ketyre larove. Mos u merrni me njerez qe nuk i duan as familjet e tyre. Pse si kujtoni ju, vetem ne parlament jane budallenj. Jo mor jo, edhe ne familje nuk duan ti shohin me sy jo me qytetaret qe as nuk duan ti degjojne.
    Policia tanime ka kapur nivelin e policive perendimore, ka suksese. Boll qe keni hequr hajdutet, kriminelet dhe ato te tjeret barmdhenj “dru me pre” qe qelbeshin nga era e dhjamit te mishrave qe hanin me duar te palara dhe nga rakija e kocimareve.

  3. saw says:

    E verteta eshte seproblemi me drogen eshte zgjidhur.Kemi dhe pista te reja aeroplanesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje