Fara 45-ditore e kanabisit prodhon më shpejt, por 7 herë më pak

7 Tetor 2016, 13:01Kronika TEMA

Fara e kanabisit të kultivuar së fundmi në Shqipëri prodhon më shpejt por shumë herë më pak. Përveç sasisë së bimëve të identifikuara një vëzhgim i takon llojit të farës së përdorur të kanabisit, me prejardhje vietnameze.

Në Shqipëri, nën presionin e aksioneve të Policisë, janë rritur rastet e kultivuesve që kanë mbjellë një variant fare kanabis 45-ditore, e cila prodhon 7 apo 8 herë më pak se ajo normale.

Pra edhe pse në shifra numri i bimëve kanabis mund të jetë i lartë, prodhimtaria e shpejtë e farës 45-ditore është më e vogël.

Policia italiane publikoi të dhënat mbi luftën kundër kultivimit të narkotikëve në Shqipëri, aplikuar fushave të agrikulturës, pyjeve, hidrologjisë dhe planifikimit urban, përmes platforms Decision Support System të integruar me Geo-Data-Base të Benecon.

Në vijim të monitorimeve ajrore të pesëvjeçarit të fundit, për të njëjtën sipërfaqe tokësore të monitoruar dhe orë fluturimi teknologjia e përdorur ka qenë gjithnjë më e lartë. Konfiguracioni i platformës arrin një rezoluzion shumë të lartë spektral, gjeometrik dhe fotografik, përmes së cilës mund të përpunohen të dhëna objektive dhe shkencërisht të verifikueshme në çdo moment.

Sipas raportit të Policisë Italiane për periudhën 2012-2016, vetëm për këtë vit parcelat e raportuara me kanabis në vendin tonë kanë qenë 2086, shtrirë në një sipërfaqe prej 210 hektarë.

Prej saj, plot 99.8% është shkatërruar nga Policia Shqiptare, referon Guardia di Finanza.

2 komente në “Fara 45-ditore e kanabisit prodhon më shpejt, por 7 herë më pak”

  1. Aldo Inter says:

    Po ajo 0.2% ku ka shku apo ja keni dhone cunave pas aksionit per relaks! LOL

  2. dritan says:

    Po ata qe e perdorin per vete jo per trgeti a u lejohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje