Guardia Di Finanza konfirmon se sipërfaqja e drogës së mbjellë këtë vit është rreth 210 hektarë, nga 323 hektarë e evidentuar në vitin 2013, duke i dhënë kështu fund debatit politik të nxitur nga opozita për rritje të sipërfaqes së drogës të mbjellë në vend.
Por ndryshimi i madh, i pohuar nga vetë autoritetet italiane është se ndërsa në 2013 asgjësohej vetëm 7.5% e sasisë, këtë vit u shkatërrua 99.8 % e saj.
Në vitin 2016 Policia e Shtetit ka asgjësuar mbi 2.409.206 bimë narkotike të zbuluara e të asgjësuara, prej të cilave 463.000 kubikë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe janë kryer 1592 procedime penale të nisura, prej këtyre 400 autorë të identifikuar dhe 248 të arrestuar.
Numërohen gjithsej 1260 operacione policie.
Po ashtu forcat e angazhuara në këto operacione janë angazhuar 8.900 forca policie të angazhuara me 2.630 mjete. Kostoja e këtij operacioni është mbi 520 mln lekë.
Policia konfirmoi se janë mbledhur më shumë se 4700 informacione operative dhe në 225 raste informacionet operative janë shkëmbyer me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.
Vetem 7% e shkaterrume nga 323 hektare…po 93% ku shkonte apo per eksport LOL
mjaft o mero se lat nam, nuk jeni PR i kryeministrit por gazete. e ka pare e gjithe shqiperia se cfare behet me drogen kete vit