FOTO/ Ja kush është viktima e atentatit në Shkodër

6 Tetor 2016, 14:01Kronika TEMA
FOTO/ Ja kush është viktima e atentatit në Shkodër

Një 47 vjeçar nga Torovica u ekzekutua me automatik në rrugën Shkodër Velipojë, pranë Malit të Jushit. Viktima është Gegë Pjetër Mehilli dhe së fundi e kishte ndërruar emrin në Gent Mëhilli.

Ai ishte duke ecur me një kamion të ngarkuar me miell, kur autorët me një makinë i kanë prerë rrugën. Këtë moment Mehilli ka zbritur dhe ka tentuar të ikë me vrap, por ata e kanë ndjekur dhe vrarë në parcelë te Ish-Orizoret. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, dhe as autorët e krimit.

Policia gjeti trupin e vrarë në arë, kurse mjetin e tij në anë të rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje