Një agjent i Zyrës Federale të Hetimit të Shteteve të Bashkuara (FBI) do të vijë në Tiranë për të mbikëqyrur punën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, miratimi i së cilës u votua sot nga Kuvendi, pas një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës.
Partia Demokratike, siç kishte bërë të ditur më parë, e dha votën e saj vetëm për ligjin për ngritjen e strukturave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, të quajtura SPAK.
Ligji, i cili mori 122 vota në favor, parashikon dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila pritet të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.
Në fakt dhe anëtarët e saj do të trajnohen pranë Akademisë së FBI-së.
Sipas “Zërit të Amerikës”, pjesëtarët e BKHsë do të kenë në dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen t’i nënshtrohen dhe testit të së vërtetës.
“Një agjent i FBI-së amerikane do të dërgohet gjithashtu në Tiranë për të mbikëqyrur aktivitetin e anëtarëve të Byrosë”, bëri të ditur “Zëri i Amerikës”.
Parlamenti votoi edhe për 4 ligjet e tjera, të cilat parashikojnë ngritjen e një sërë strukturash të reja dhe zëvendësimin e institucioneve ekzistuese, të cilat shkrihen.
Por ato kaluan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita braktisi sallën pas miratimit të SPAK-ut.
Pro
ulni breket tani
Ooooo Sali more bythqim
Puna e jote aferim
Gamor ti e gamor Luli
Sot a neser vlo druni !
O xen ne gzohena kot..sidoqofte fjala jote n vesh t zotit..tashi amerikont (ekrem bardha+soros) bisedim me sale kurven ..ty sali nuk te lujme ..hudhe lulin nga kryetar dhe vejm eduard selamin..kshu jena m regull..ne 2017 votat i fito prap ripjellja..ene 2018 likja hudh qeverine se edhe liken do e sigurojne kto..zgjedhje te parakohshme eduard selami kryeminister..likja president..ene shqipnis e shqiptarve vari karin..kjo o skema
Kujtimi se jane amerikane si kinezi Lu dhe do t’ju mbrojtje? Çdo gje do te kaloj nga makina e se vertetes! Po ia hodhet asaj , ju lumte, por keni per te pare. Makina e se vertetes nuk eshte si Lu!
Mjete ju!
hade pune te mbare