Operacioni/ A u kapën në Vlorë 23 ton drogë? Përgjigjet Haki Çako

7 Tetor 2016, 13:51Kronika TEMA

Sa kg drogë u asgjësuan në operacionin që u ndërmor në Vlorë pak ditë më parë?

Burimet e policisë flisnin për një sasi prej 23 ton drogë, ndërsa zyrtarisht nga policia dha një shifër shumë e vogël, të cilën e prezantoi me një shifër të bimëve kanabis të asgjësuara 7 mijë rrënjë dhe jo në kg.

I pyetur nga një gazetar në konferencën e përbashkët për gazetarët me zyrtarët italianë në prezantimin e raportit të monitorimit nga ajri të Guardia di Financa, shkruan Ora News.

Drejtori i policisë së Shtetit Haki Çako sqaron: Është e vërtetë që është bërë një media në ekzagjerim, por ka qenë lapsus mes kg me gramin. Gjithçka është sanksionuar në dosjen përkatëse proceduriale dhe nuk ia vlen të vazhdojmë këtë debat me presje dhjetore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje