Rrëfimi i kunatit: Si u gjet i vdekur pas 3 ditësh gjykatësi i poetëve

7 Tetor 2016, 14:04Kronika TEMA

Ish-gjyqtarin famëkeq Subi Sulcen e përndoqi deri në fund historia e dy poetëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, të cilët i dënoi me vdekje.

Robert Bushka, kunati i Sybi Sulce rrëfen per Report Tv se gjyqtari vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi. Gruaja i kishte vdekur, fëmijë nuk kishte, ndërsa shoqëria e kishte përbuzur për dënimet që kishte dhënë në të shkuarën nën petkun e gjykatësit.

Bushka e justifikon veprimin e kunatit. “Sybiu ishte njeri i ndershëm, regjimi e bënte të keq”.

Por nuk mund të mos e prekë në rrëfim momentin kur e gjeti Sybiun, 3 ditë pasi ai kishte ndërruar jete.
E kuptuam që i kishte ndodhur dicka sepse nuk përgjigjej në telefon. Pasi shkova në banesë, dera ishte e mbyllur. Lajmëruam policinë e cila u fut nga dritarja. Sybiu ishte i shtrirë në divan me pult në dorë.

“Jetonte i vetëm, gruaja i ka vdekur, fëmijë nuk ka. Sybiu njeri i ndershëm pavaresisht se regjimi e bënte të keq. Personat që ka dënuar ishin nga sistemi jo nga Sybi”.

Madje kunati nuk heziton të sjellë detaje për gjyqtarin nga gjyqi që i bëri poetëve në Librazhd.
Dënimin e dhënë në Librazhd, Sybiu nuk e ka pranuar cështjen. Për këtë është shtruar në spital, por e detyruan ta gjykonte cështjen”.

Jeta e gjyqtarit të komunizmit nuk vijoi normale. Kunati thotë se në vitet e demokracisë ai është përballur me kërcënime për vdekje.
Sybin e kanë kërcënuar në praninë time nga një person që e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie madje e kanë kërcënuar edhe në sytë e mi”.

Shkak te vdekjes sipas kunatit ka vetëm një, natyrale.

3 komente në “Rrëfimi i kunatit: Si u gjet i vdekur pas 3 ditësh gjykatësi i poetëve”

  1. Samiu says:

    tre dite me pare apo tre dite pas …. ????

  2. Qifi says:

    Shpirti bajga i hengert.

  3. terci e verrci.... says:

    ca dmth kjo gjyqtari famekeq!? me famekeq se gjin gjoni, se dhori sollaku, se fatmira hajdari dhe…….qindra plehra te tjere qe shkaterruan kete vend! po amani more na nxirrni ndonje liber te ketyre poeteve martire, qofte edhe ndonje cope poezi, ne kane ber. na cate carin duke trashur historite e regjimit te shkuar i cili ne fund te fundit ta shkruante qe ne nenin e pare te kushtetutes, ketu eshte diktature e proletariatit…..rrjedhimishte drejtuesi ishte diktator dhe po shteti kishte nxjerr ligje qe po te llapje te fuste ne burg, po te beje ca me shume haje plumbin. po halli eshte sot qe te thon demokraci dhe te vrasin ne mes te sheshit pse proteston me duar ne xhepa, vjedhin shtetin dhe quhet normale se keshtu behet ne demokraci, hidhet ne ere nje Gerdec dhe Zenit nuk i hyn gjemb ne kembe se gjyqtaret jane legenat e demokracise te babait te Zenit. etj, etj etj. prandaj mos na cani carin shume se Sybiu ja ka ber mire atyre “poeteve” pa poezi. poetet e Shqiperise dihet kush jane dhe nuk jane me shume se pese. te tjeret ishin te gjithe mbushesa topi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje