Trafikantët e hashashit kanë humbur rreth 3 miliardë euro nga aksionet e policisë këtë vit.
Kështu shkruan gazetari Tedi Blushi:
“Guardia di Finanzia” dhe Policia e Shtetit publikuan sot raportin e përbashkët të drogës së asgjësuar në përmbyllje të misionit të fluturimeve mbi territorin e Shqipërisë. Sipas raportit, vetëm në vitin 2016 janë asgjesuar 2.409.206 bimë kanabisi.
Një specialist i Sektorit të Antidrogës në Polici shpjegon ekskluzivisht për “BalkanËeb” se kostoja totale në lekë e sasisë së asgjesuar, që pritej të shkonte në xhepat e trafikantëve të drogës në Shqipëri, i kalon 3 miliardë euro. Pra një fitim marramendës që prodhon të ardhura gati aq sa ekonomia legale, “para” të cilat janë djegur nga Policia njëherazi me hashashin.
Konkretisht, specialisti i Antidrogës në Policinë e Shtetit, bën me dije për “BalkanËeb” se nga 2.409.206 bimët e kanabisit të asgjesuar, 70% e tyre kanë qenë “vietnameze”, një rrënjë e llojit të së cilës prodhon jo më shumë se 100 gram hashash. E thënë ndryshe, nga 70% e bimëve të asgjesuara është mundësuar të hiqen nga tregu i drogës 168.644 kg hashash.
Ndërkohë që 30% i bimëve të kanabisit të asgjesuara (722.761 rrënjë), që nuk kanë qenë të llojit “vietnamez” llogaritet që të prodhonin afërisht 505.932 kg hashash. Dhe kjo për shkak se nga një bimë hashashi jo “vietnameze” nxirren gati 700 gram hashash.
Pra referuar shifrave, në total llogaritet të jenë asgjesuar vetëm në vitin 2016, rreth 674.576 kg hashash.
Specialisti i Antidrogës sqaron për “BalkanËeb” se minimumi i gramit të hashashit në shitje llogaritet 5 euro. Që do të thotë se 1 kg hashash kap vlerën e 5 mijë eurove. Pra me një llogari të thjeshtë rezulton se vlera e 674.576 kg të hashashit të asgjesuar nga Policia vetëm në vitin 2016 llogaritet në rreth 3.372.880.000 euro.
Ndërkohë që prodhimi i brendshëm ekonomik shqiptar është rreth 10 miliardë euro në vit, 3,3 miliardë euro vetëm nga hashashi i asgjesuar në 2016 përbëjnë gati 33% të këtij prodhimi, e gjitha para e zezë që nëse nuk do ishte asgjesuar do përfundonte në duart e trafikantëve të drogës”, shkruan ai.
Prandaj sulmojne Tahirin nga mjesi ndarke si gore te ndyta…….3miliard euro me pak nxhepat e mafies. Po deri sa te sulmohet esht mire,problem do jete atehere kur mos te sulmohet se do te thote qe e kane ble.
HAHAHHAHAHAHA, SHTETI gjithmone fiton ne garen e droges..shteti i Tahirit 2 bandat e tjera 1.
Ore shokeni. Mos ja fusni si kau peles.
5€ grami eshte cmimi i shitjes tek konsumatori qe blen me grame. Pra eshte cmimi ne Itali pasi ka kaluar te pakten 5-6 duar. Ai kultivuesi ketu e shet me 300€, pra 1/17 e cmimit. Pra sipas te njetes llogari jane humbur diku tek €170M dhe jo €3 mld. Po te kihet parasysh qe kultivimi ka kosto, fitimi i kultivuesve eshte shume me i vogel. Keshtuqe mos na i shisni keto brockulla a thua ekonomia shqiptare humbi shansin me te madh te mundshem.
Vete fakti qe shteti shqiptar i ka shpallur lufte pa kompromis kartelit te droges do te sillte reagimin e menjehershem dhe te pameshirshem te ketij karteli.Nuk eshte e rastesishme qe me cdo menyre kerkohet te goditet policia e shtetit dhe ministri i brendeshem qe per here te pare po kryen detyren e saj.Berja bashke e opozites berishjane me kartelin e droges ne kete lufte verteton mesemiri se perandoria e Lazaratit nuk ishte dicka e rastesishme por ishte burimi i pashtershem i financimit te PD me para te pista te cilat fillimet e tyre i kishin qe ne luften e Jugosllavise kur kjo force politike u pasurua nga kontrabanda e naftes qe bente me Milloshevicin gje e cila perben dhe tradheti kombetare.Sa me e eger te behet lufta e shtetit ndaj trafikanteve aq me e shpifur ka per te qene lufta e Saliut dhe e cakejve te tij ndaj policise.Populli duhet te ngrihet dhe ta mbeshtete kete polici ne punen e saj e ti behet barikade sulmeve te shpellarit te Vicidolit pasi kjo eshte shpresa e vetme per te pasur nje Shqiperi te vertete europiane.