Zhvillohet Dita e Vizitorëve të Shquar e stërvitjes “Albanian Lion 16”. Bazo: Gati anija patrulluese që do dislokohet në Egje

7 Tetor 2016, 16:10Kronika TEMA

U zhvillua dita e Vizitorëve të Shquar e stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike e koduar “Albanian Lion 16”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare si dhe ushtarake të lartë të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo u shpreh:” Është hera e dytë që brenda pak ditësh gjendemi pranë ushtarakëve britanikë dhe shqiptarë pjesëmarrës në “Albanian Lion 16”, pas vizitës në Bizë që kryem me ministren e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe sekretarin britanik z. Michael Fallon, ardhja në Tiranë e të cilit dëshmon jo vetëm nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, por edhe vlerësimin për këtë stërvitje.

Në vijim gjeneralmajor Bazo u shpreh se “duke qenë vendi pritës i  “Albanian Lion 16”, e cila vijon për të pestën herë në kuadër të bashkëpunimit bilateral,  jam i kënaqur me konstatimin se përtej infrastrukturës kombëtare, terreneve dhe rajoneve interesante të stërvitjes, forcat tona kanë ofruar edhe ekspertizën dhe mjeshtërinë e tyre në kryerjen e veprimeve luftarake. Kjo gjë dëshmon rritjen e profesionalizmit të FA përtej përmirësimit të kapaciteteve operacionale dhe rritjes së gatishmërisë.

Në përmbushje të detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës, integrimi i skenarëve të stërvitjes “ Albanian Lion” me stërvitjen “Join Effort 16”, i shërben përgatitjes për të arritur integrimin dhe ndërveprueshmërinë në VJTF 2017, pasi vitin tjetër, FARSH do të veprojnë së bashku me forcat e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo stërvitje ndikon drejtpërsëdrejt në konsolidimin e procedurave standarde dhe rritjen e ndërveprueshmërisë së anijes patrulluese të klasit “Iliria”, e cila do të dislokohet në kuadër të operacionit të NATO-s në Detin Egje, për të kontribuar në përballimin e krizës së emigrantëve, duke zhvilluar aktivitete të zbulimit dhe monitorimit, në mbështetje të përpjekjeve të aleatëve të BE.

Në stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 16”, e cila zhvillohet në nga ishulli i Sazanit në Bizë dhe nga Kepi i Palit në Kuçovë, marrin pjesë 1750 trupa, 1500 prej të cilëve britanikë dhe 250 shqiptarë.

1 komente në “Zhvillohet Dita e Vizitorëve të Shquar e stërvitjes “Albanian Lion 16”. Bazo: Gati anija patrulluese që do dislokohet në Egje”

  1. hunter says:

    nuk e paskam ditur se kemi NJE anije!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje