Media amerikane: Në Shqipëri narkotikët problem 3 vite më parë, deri kur qeveria nisi t’i luftojë

8 Tetor 2016, 16:20Kronika TEMA

“Shqipëria ka qenë një prodhues kryesor i Kanabisit në Europë tre vite më parë, deri kur qeveria e vendosi ndalimin e trafikimit një prioritet të sajin”. Kështu raporton një tjetër media amerikane, e cila i kushton hapësirë raporti të djeshëm publikuar nga Policia e Shtetit mbi luftën kundër drogës në Shqipëri.

FOX NEWS ka shkruar mbrëmjen e djeshme një artikull me titull “Policia Shqiptare asgjëson 2,4 milion bimë marijuane prej qershorit.

FOX NEWS citon gjithashtu Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, sipas të cilit 219 hektarët e identifikuar me bimë narkotike prej qershorit, janë 4 herë më shumë se sasia e konfiskuar nga autoritetet vitin e kaluar. Ndërsa 248 persona janë vënë në pranga për prodhim të marijuanës, pjesa më e madhe e së cilës e destinuar për Italinë, Greqinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

“Media lokale citoi një ekspert sipas të cilit vlera e bimëve arrin rreth 3 miliardë euro (3.3 miliard dollarë amerikanë), një sasi e barasvlershme me 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Shqipëria ka qenë një prodhues kryesor i Kanabisit në Europë tre vite më parë, deri kur qeveria e vendosi ndalimin e trafikimit një prioritet të sajin”, përfundon artikullin kanali informativ amerikan Fox News.

1 komente në “Media amerikane: Në Shqipëri narkotikët problem 3 vite më parë, deri kur qeveria nisi t’i luftojë”

  1. adi says:

    a mund te me thote njeri se ca problemi kishte franca para 3 vjetesh?????
    po italia , gjermania, amerika, kosova ,maqedonia .e pra askush nuk e mban mend.
    tani imagjinoni se sa vend i rendesishem eshte shqiperia ne bote ku shumica e amerikaneve me siguri nuk e dine qe egziston . dhe jo vetem kaq nderkohe nje gazete amerikane i kujton publikut amerikan se ca ka ndodhur ne shqiperi para tre vjetesh dhe se si qeveria e evndit qe nuk dihet ku egziston paska bere namin para tre vjetesh.
    kjo ka vetem pak shpjegimie logjike
    ose gazeta zp eshte zhvendosur ne amerike dhe tani po e lexojne amerikanet
    ose vazhdon tradita e blerjes se artikujve qe nga tirana e pastaj ti ribotojne prape ne tirane.
    ose ne jemi vend jashtezakonisht i rendesishem ne bote sa amerikaneve ju intereson ca ka ndodhur te ne para 3 vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje