Mediat ndërkombëtare “mbrojnë qeverinë”: 2.4 milion bimë narkotike janë asgjesuar nga qershori

8 Tetor 2016, 22:45Kronika TEMA

Në një artikull të pergatitur nga “The Associated Press” dhe të pasqyruar në disa kolosë mediatik si “The Washington Post“, “The New York Times“, “ABC News“, “Business Insider”  etj, reflektohen përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën e saj kundër kultivimit të drogës.

Në këtë artikull thuhet se policia shqiptare ka konfiskuar dhe shkatërruar 2.4 milion bimë marihuanë të zbuluar në vend këtë vit, transmeton lexo.al

Shefi i Policisë Haki Cako, tha të premten se 219 hektarë (540 akra) të bimëve janë shkulur nga qershori dhe kjo shifër është katër herë më e madhe se ajo që autoritetet konfiskuan vitin e kaluar.

Cako thotë se 248 persona janë arrestuar për prodhimin e marijuanës, pjesa më e madhe e destinuar për në Itali, Greqi, Kosovë dhe Mal të Zi, raporton lexo.al

Droga e sekuestruar është vlerësuar rreth tre miliardë euro (3.3 miliardë dollarë), një shumë e barabartë me një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.

Shqipëria ishte një prodhues i madh i kanabisit në Evropë tre vjet më parë, kur qeveria vuri si prioritet luftën e këtij tregu.

http://mobile.nytimes.com/aponline/2016/10/07/world/europe/ap-eu-albania-cannabis.html?_r=0&referer=https%3A%2F%2Fwww.google.al%2F

2 komente në “Mediat ndërkombëtare “mbrojnë qeverinë”: 2.4 milion bimë narkotike janë asgjesuar nga qershori”

  1. Denoncues Debilxhital i Sali Karaxhiç says:

    Ehuuuuu…. Rëndësi ka ç’mendon plaku matuf Sali Karaxhiç, dobiçi i Serbit.

  2. ben says:

    Nese ka bere nje pune te vetme kjo qeveri dhe ka qene e pakursyer jane mediat te vendit apo te huaja.
    Duke u mbeshtetur mbi 2 deviza genje genje se dicka do ngelet dhe sa me e madhe genjeshtra aq me shume e besojne shqiptaret.
    Vetem 1 fakt pikant I diteve te fundit hedh poshte gjithe propaganden e rilindjes. (Edhe sepse keta matematike si qeveri kane vetem 4 klase)
    U tha nga policia ne fillim se ne vlore ishin kapur rreth 22 ton hashash. Pastaj e korigjuan dhe thane qe ishte vetem 22 kg po ishte lapsus nje presje dhjetore por nderkohe kishin publikuar pamjet e kasolles ku thahej hashashi. Cdo njeri me inteligjence nen mesataren do bente nje veprim aritmetik te thjeshte. Nga pamjet dukej qe kasollja ishte nja 30 metra e gjate nja 3 metra e gjere dhe 2 metra e larte.
    Pra ne ate kasolle edhe sikur te kishte vetem AJER!!!!!!! AI PESHONTE TE PAKTEN 216 KG.
    Rilindja ke te besojme ne matemitken e pranuar nga gjithe bota apo matematiken tuaj. Se sado leke te keni e te beni 1+1 ne te gjithe boten bejne 2. Pervec rilindjes kuptohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje