Skandali seksual/ Prokuroria mbyll hetimet për Shukri Xhelilin

11 Tetor 2016, 15:33Kronika TEMA

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Shukri Xhelilin dhe ka dërguar dosjen në gjykatë. Filmimet e transmetuara  ne emisionin “Të Paekspozuarit” në Ora News, në maj 2015  zbuluan se ish kryetari i bashkisë së Dibrës, Xhelili kërkonte favore seksuale një vajze të re për një vend pune.

Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit. Menjëherë, prokuroria dhe policia e Dibrës nisën hetimet.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv. Megjithëse ankimoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij kjo e fundit nuk e riktheu në detyrë. Aktualisht po hetohet nën masën e arrestit burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje