Policia angleze ka publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet një burrë duke vjedhur çantën e një gruaje të verbër, e cila ishte ulur dhe e shoqëruar nga qeni që i shërben si udhërrëfyes.
Vjedhja ka ndodhur teksa gruaja ishte duke qëndruar e ulur pranë zyrës së Broadgatet, në West Midlands të Anglisë.
Videoja e publikuar nga policia tregon burrin e identifikuar si hajdut i çantës, dhe kërkon nga qytetarët që t’i telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion lidhur me të.