Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për kreun e Bashkisë së Kavajës. Gjykata e Lartë zbuti masën e sigurisë ndaj Elvis Roshit, i cili ishte në arrest shtëpie.
Elvis Roshi akuzohet se ka falsikuar të dhënat në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria thotë se në çështjen e kryebashkiakut të dorëhequr të Kavajës, Elvis Rroshi ka si prova kundër tij përveç formularit të vetëdeklarimit edhe dy shkresa të përcjella përmes Interpol Tiranës në të cilat autoritetet e huaja përcjellin informacion për të.
Në përgjigje të 8 qershorit Zvicra njofton Shqipërinë se ky shtetas njihet me emrat Ervin Rroshi, Elvis Rroshi, Baskim Hallulli , Enver Rroshi, Enver Proshi, raporton TCH. Zvicra shton se në prill 1993 Roshi ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në datën 14 maj ai është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast të dyshuar droge.
Prokuroria thotë se sipas homologeve duke qenë se ky rast ka 20 vjet dhe nuk është bërë e mundur të sigurohen më tepër detaje, por duke marrë parasysh faktin se ai është dëbuar 4 muaj më vonë, ndoshta nuk ka qenë një episod trafiku, por konsumi.