Nafta në Shqipëri do të rritet sërish me 3-4 lekë/litër. Paralajmërimi vjen nga grosistët

12 Tetor 2016, 09:28Ekonomia TEMA

Çmimi i naftës pritet të shtrenjtohet 3 deri në 4 lekë për litër, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk do të shfuqizojë vendimin e Qeverisë për licencimin e pikave të karburantit, raporton “Panorama”.

Unioni i Shoqërive Hidrokarbure mbrojti dje në seancë dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për tarifat e licencimit të pikave të karburantit.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria në dhjetor të 2015-s, pagesa për licencimin e pikave të karburantit në Tiranë është 5 milionë lekë dhe 2 milionë lekë për bashkitë e tjera. Presidenti i Unionit të Shoqërive Hidrokarbure, Fatjon Veizaj, në përfundim të seancës deklaroi se në rast se lihet në fuqi vendimi për tarifat e licencimit, pikat e karburantit jo vetëm do të falimentojnë, por edhe çmimi i naftës do të shtrenjtohet 3 deri në 4 lekë/litër.

“Me argumentet që ka parashtruar pala e qeverisë, sjell një falimentim të pikave të karburantit, për shkak se zë rreth 25 për qind të fitimit bruto të këtyre pikave. Kjo është një taksë për falimentimin e subjekteve. 95 lekë për litër në atë çmim tabele që ju shikoni janë taksa që i shkojnë shtetit, kështu që relativisht kjo është një 20 për qind e kostos së karburantit. I bie, nëse aplikojmë, që të ketë një rritje mesatare 3-4 lekë për litër”, u shpreh Veizaj.

1 komente në “Nafta në Shqipëri do të rritet sërish me 3-4 lekë/litër. Paralajmërimi vjen nga grosistët”

  1. ToniTR says:

    Kur shikojne qe shteti eshte marr peng nga ricikluesit dhe ndertuesit, normalisht dhe naftetaret do kerkojne pjesen e tyre te aksioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje