Partizani rigjen buzëqeshjen, mposht Laçin në transfertë

13 Tetor 2016, 16:18Sport TEMA

Sulejman Starova e ka nisur me këmbën e mbarë rrugetimin e tij tek skuadra e Partizanit.

Të kuqtë rikthehen tek fitorja, duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme. 15-herë kampionët e vendit mposhtën në transfertë skuadrën e Lacit me rezultatin e pastër 2-0.

Përvcse një fitore e merituar ajo që ra në sy, ishte freskia e skuadrës dhe zhbollkimi i sulmit.

Autori i golave për Partizanin ishte sulmuesi Ekuban që shënoi një dopietë në këtë sfidë.

Një fitore që ngre lartë moralin e skuadrës së kuqe e cila ishte në krizë rezultatesh.

Pas kësaj fitoreje Partizani pozicionohet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 11-pikë të grumbulluara, 7-pikë më pak se Skëndërbeu që mban vendin e parë.

Ndeshja e rradhës për të kuqtë do të jetë në fundjave përballë skuadrës së Flamurtarit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje