Ndonjëherë nuk mjaftojnë as golat. Mauro Icardi në këtë sezon ka shënaur 6 në Serie A duke u shfaqur dukshëm më mirë dhe në këndvështrimin në ndihmën që i jep lojës së skuadrës, dicka për të cilën është kritikuar më parë, por të gjitha këto nuk i kanë mjaftuar për të rifituar fanellën e Argjentinës. Në Kombëtare trajneri Bauza vazhdon të konfirmojë se preferon sulmues të tjerë. Fusha nuk i ka dhënë të drejtë, duke parë edhe rezultatet e Argjentinës në ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit, me vetëm dy pikë të siguruara në tre takime. Nga Argjentina dhe në vencanti nga programi shumë i ndjekur televiziv atje, “Debate Final”, zërat flasin për krijimin e një fronti kundër Ikardit në kombëtaren albiceleste me akuza të drejtëpërdrejta.
Para së gjithash akuzohet Lionel Messi, i cili së bashku me lojtarë të tjerë besnikë ndaj tij, kanë shkuar deri aty sa ti vënë veton grumbullimit të Icardit në kombëtare. Ai që në Argjentinë e quajnë “klani Messi” në brendësi të Albicelestes qëndron pas përjashtimit të sulmuesit interist nga ekipi përfaqësues. Kjo , gjithmonë sipas analistëve argjentinas ndodh për faktin e thjeshtë se Messi është mik i Maxi Lopez që nga kohët kur të dy ishin te Barcelona ndaj dhe nuk i fal Ikardit tradhëtinë që i bëri Maksi Lopez duke i rrëmbyer ish bashkëshorten e tij Wanda Nara. Një rrëfim ky që është i destinuar të krijojë mjaft polemika./ SS