Ditëlindja e Migjenit të madh kaloi në heshtje, kujtohet ditëlindja e dytë e ndryshuar e Sali Berishës….

15 Tetor 2016, 15:06Kulturë TEMA

Migjeni i madh, poeti i “Mjerimit” dhe autori i “Lulit të vocërr…” kishte dy ditë më parë ditëlindjen e tij të 105-të.

Askush nuk u kujtua për të, flasim per mediat kryesore.

Të gjithë ishin të zënë me jehonën e vizitës së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në Athinë dhe debatet për këtë vizitë që vijuan papushim në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Po debatonin për çështjen çame, e cila për hir të së vërtetës, falë të të gjitha pëqrpjekjeve të të gjithë shqiptarëve është në rrugën e zgjidhjes dhe nuk ka asnjë nevojë për “rrahje gjoksi” se kush është më patriot ose jo.

Të gjithë ishin të zënë me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi, takimet dhe deklaratat e tij, dhe më shumë shqiptarët u morën me kollaron e tij, batutat por dhe pse kishte “folur pa lejen” e Enver Hoxhajt ministrit të Jashtëm të Kosovës, dhe kishte kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës, kishte deklaruar se miniera e Trepçës është shqiptare, dhe se shqiptarët e Preshevës duan më shumë vëmendje dhe investime.

U morëm me “kryqëzimin” e kryeministrit Edi Rama, i cili po të mos kishte folur për Kosovën në Beograd prap do ishte goditur pse nuk foli.

U kujtuam më së fundmi dhe për miqësinë se re të Françeskës dhe Zajminës në Dubai, shpenzimet marramendëse të tyre në këtë qytet luksi, asnjëra nuk punon në fakt, shtuar këtu dhe fjetjen pa paguar në hotele luksoze  të “blogeres” Armina.

Në fakt u kujtuam dhe për ditëlindjen e dytë, të ndryshuar të ish-kryeministrit Sali Berisha, atë ditëlindjen që dhe vetë ka thënë se e ka ngatërruar.

Dhe kujtesa e kombit nuk arriti të perceptonte dhe të kujtonte Millosh Gjergj Nikollën(Migjenin) poetin e madh të shqiptarëve, që dhe pse ka kaluar një shekull, rrezaton me veprën e tij.

Dhe pastaj flasim për kujtesë kombëtare….!

8 komente në “Ditëlindja e Migjenit të madh kaloi në heshtje, kujtohet ditëlindja e dytë e ndryshuar e Sali Berishës….”

  1. Zigur Qarri says:

    Kanga Skandaloze
    Një murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës
    bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun,
    mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnia
    – kaloi rrugës së qytetit si ejll i arratisun…
    Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,
    me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
    me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
    pshertimet që mbysin
    ma la der’ vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.
    …………………….

  2. Ata Votuan Mosndeshkimin e Tyre says:

    o sa mir me ken shqyptar….


    te pakten enveri i kujtoi shiptareve qe edhe ata jane komb…ndoshta kjo ndodhi edhe per faktin qe komunizmi dhe nacionalizmi(patriotizmi) shkojne bashke.

  3. Mgjeni i madh! I madhi i ma te medhenjeve!
    E si mund te harrohetai!???
    Ai nuk harrohet nga prinderit qe rropaten tere diten e dites, per te siguru mes mundimevete medha buken e dites dhe pak krype ne trajten e gjizes per femijet e tyne!!!
    Ai nuk harrohet nga pleqt e drobitun, te cilet punuan dhe derdhen djersen lume per te ndertue te siguru te mramen jete te tyne e ne vend te saje, u jepet kotherja e mshires, per t’majte mjerimin e tyne gjalle!!!
    Ai nuk harrohet nga jetimet e shumte, qe rropaten kazanave te plehnave per te shpetue diten pa fund!!!
    Ai kujtohet nga ata qe lengojne ne shtratin e vdekjes e t’rrethuem prej lengatareve te mjere, ne pamundesi me lehtesu lengusin ne prag te vdekjes jo te natyrahme!!!!
    Ai kujtohet prej mijra e mijra grushtesh te bom gati malit me ja ngjeshe, pa dite se cilin mal me shkermoqe. Po kto grushte te bom gati jane me mijra e mijra, mjere ai qe bahet pre e tyne!!!!

  4. Pelasgian says:

    Poeti serb i shqiptarizum dhe qe njohu shqiptaret me mire se vet ne.
    Respekt dhe perkulje per ty o Millosh!

    1. B says:

      Jo, or Pellazgian, ata janë të anës së Rekës, shqiptarë të sllavizur dhe ky ruajti shpirtin shqiptar.
      Do të shkruante përndryshe serbisht, se mësimet e gjimnazit i bëri shkinisht, në Manastir, por deshti të bëhej pop,
      Gjaku dhe shpirti i tij pulsonin shqip, njëkohësisht që jetonte edhe në ambient sllav, duhet pranuar.

  5. mirashi says:

    Pse merziteni?! Si mund ta kujtojne Milloshin e madh keta njerez te vegjel, por dirigjente te politikes se sotme! Migjeni e kujtojme ne qytetaret e thjeshte se ai neve na u perkushtua dhe jo ketyre palaço politikaneve dhe as ketyre tradhetreve, krimineleve apo hajduteve. Ai keta luftonte se donte popullin e tij. Si mund ta kujtojne keta sot?! Migjeni ngelet ne memorjen e kombit, ndersa keta do te harrohen shume shpejt. Kjo eshte dialektika.

    1. PLehrat ps+pd+lsi says:

      Shume e sakte , shume bukur! Por ke harruar se i ke bere pa dashje nje kompliment mostrave dhe plehrave te sotme injorante te pushtetareve.Keto mostra jane shume injorante te arrijne deri atje sa ta nenevleftesojne Migjenin se ai shkroi kunder tyre dhe per varferine e tejskajshme qe ai trajton ne veprat e tij. Thjesht nuk e kujtojne se kaq eshte niveli i tyre. Pyeti per tendera dhe s’ka profesore te ekonomise t’ja marre.


      Njesoj sikur ti kujtosh Dikensin dhe ne te presim nje reagim prej intelektuali nga keta plehra te kazanit.

  6. korbi says:

    Per njerzit me aftesi te kyfizuar,si ju zotrote nuk ka dyshim,besoj dhe jam shum i bindur qe horizonti i pamjes nuk kalon majen e hundes tuaj. Por nji gje jam jam shum i sigurte qe inteligjenca shqiptare nuk do lejoje qe shqipfolsit si ju te jet pjesa e juej.Do jet dhe do mbeten yjet e kombit arberor mesuesit e kombit pa mar parasysh se nga cilat troje Arbenore ata jen.I pa vdekshem esht Migjeni nga Reka e Dibres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje