A fshihet Thaçi pas frymës së Tiranofobisë që po nxitet në Kosovë?

16 Tetor 2016, 18:24Rajoni TEMA

Prishtina zyrtare dhe shumë analistë e gazetarë kosovarë i janë turrur kryeministrit shqiptar Edi Rama, si kurrë ndonjëherë më parë pas vizitës së tij të fundit në Serbi. Akuza e tyre  themelore është përmbledhur në tezën se shefi i qeverisë së tiranës me flet me Beogradin edhe në emër të Prishtinës. Në fakt deri më tani kjo histeri nuk ka pasur asnjë provë. Natyrisht Rama ka folur për Kosovën me homologun e tij Vuçiç, por jo në emër të saj.

Atëherë si shpërtheu kjo histeri? Cilat janë shkaqet e saj?

Disa emra të njohur të shtypit shqiptar janë munduar ti përgjigjen kësaj pyetjeje. Sipas Blendi Fevziut, “…duket thjesht se ka një përpjekje në Prishtinë, për të qenë nervozë me Tiranën, për të kontestuar çdo qëndrim të saj. Dhe kjo përpjekje është politike”. Po për interesa politike në këtë sulm frontal flet edhe Mero Baze në editorialin e tij: ““Një mesazh që ka shpërthyer këtë moment por që shkon përtej momentit dhe reflekton interesa konkrete të klasës politike të Prishtinës”. Ndërsa Baton Haxhiu ne shkrimin e vet (Lexo ide Lapsi.al) shkon pak më tej duke kërkuar gjenezën e kësaj historie: “Ky elektrizim ka filluar që nga botimi i një artikulli të ashpër nga Petrit Selimi. Ai akuzonte Ramën se po u shërben serbëve duke shpërfillur kontributin e shtetit të Kosovës në ndërtimin e autostradës transballkanike, që një zyrtare e Bankës Qendrore e quajti “autostrada e paqes” thotë Haxhiu i cili shton:“Kam heshtur ndaj shkrimit të Petrit Selimit, i cili përfaqësonte një ide të tij dhe të Partisë Demokratike karshi Edi Ramës, sepse mendoja se ishte një moment hidhërimi i autoriteteve të Prishtinës.
Por, pastaj foli edhe Enver Hoxhaj. Dhe u bë e qartë se situata nuk është naïve”. Në fakt e gjithë fabula ishte larg së qeni naïve. Deklaratat e ministrit të jashtëm të kosovës kaluan çdo cak. Enver Hoxhaj,  e përçmoi peshën globale të Shqipërisë. Kosova, sipas tij, komunikon me Amerikën kur ka nevojë për ndihmë diplomatike nga Tirana dhe as që ajo të flaës në emër të saj.

Po atëhere kush fshihet pas këtij sulmi politik dhe jo spontan? Në editorialin e tij Mentor Nazarko hedh një ide të guximshme. Ai akuzon Hashim Thaçin se po frymëzon sulmet ndaj ish mikut të tij Rama. Madje sipas Nazarkos presidenti i Kosovës po bën të njëjtën lojë që bëri edhe kundër Berishës, duke u pëshpëritur në vesh diplomatëve amerikanë se Berisha po ngatërrohet me punët e Kosovës. Nazarko e ka quajtur atë që po ndodh “reagim nervoz, mbrapa të cilit qëndron Presidenti Thaçi” dhe ka arsyetuar: “Derisa një muaj më parë, foli Petrit Selimi, i njohur si penë e mirë, mund edhe të supozoje se ai e kishte bërë me kokën e vet gjithçka. Po kur foli dhe ministri Hoxhaj, atëherë tabloja u bë më e qartë: mbrapa këtyre reagimeve qëndron shefi i tyre”.

Po cilat janë arsyet se pse Hashim Thaçi i njohur si mik dhe aleat i Ramës prej kohësh, do të qe i interesuar ta dobsonte rrolin e kryeministrit të Shqipërisë? Duke mbledhur alidimet dhe copëzat e pazllit të shpërndarë nga komentatorët e dy vendeve ka disa hipoteza.

E para Thaçi është i mërzitur me Ramën me qëndrimet ambige që ky i fundit ka mbajtur ndaj Vetëvendosjes që konsiderohen si armiqtë për vdekje të kryeministrit të Kosovës. Dhe ai ka gjetur rastin ti kthejë reston.

Një version i dytë është se ai nuk e duron dot rolin e protagonistit të Berishës dje dhe të ramës sot lidhur me çështjet rajonale. Thaçi e ka quajtur atunë e tij kryesore politike mbajtjen e mardhënieve me aleatët perendimorë dhe kur dikush kërkon të luajë rol rajonal aq më tepër me bekim përendimorë kthehet automatikisht në rival të tij.

Hipoteza e tretë e tejkalon cakun politik. Ajo ka të bëjë më fushatën e re që po zhvillon një pjesë e kastët së prishtinës për të krijuar një identitet kosovar, të ndryshëm nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë.

Me duar të lidhura nga një qeverise e korruptuar, nga një zhgënjim i aksionit të tij politik, nga qëndrimi i gjatë në pushtet, njeriu i luftës dhe i nëshkrimit të pavarsisë po kërkon të kacavirret pas një fabule të re. Identitetit të ri kosovar. Pikërisht për këtë u bë promovuesi më i madh i medaljes olimpike të Majlinda Kelmendit. Pikërisht për këtë bëri thirrje publike që shembulli i rashicës të ndiqej edhe nga futbollistë të tjerë që luanin për Shqipërinë. Pikërisht për këtë është angazhuar për zvetnimin e flamurit të kuq që simbolizon përgjakjen nga luftrat në emër të atij blu që hymnizon ëndrën europiane. Në këtë kuadrë edhe protagonizmin e Ramës në mardhënien me Vuçiin ai e shikon si pengesë ndaj kësaj fabule. Ndaj ka vënë njerzit e tij ta sulmojnë kryeministrin shqiptar. (Lapsi.al)

15 komente në “A fshihet Thaçi pas frymës së Tiranofobisë që po nxitet në Kosovë?”

  1. €piriiiiii says:

    Hipoteza e 3të është me te vërtet Tradhëtare Antikombëtare dhe e Turpëshme. Shpresojmë mos të jetë ajë.

  2. Relax says:

    Po kush tjeter?

  3. DASHAMIRESI says:

    Dhe hipoteza e kater eshte , se ne Kosove , jo vetem eshte e pranishme kudo dora e zeze serbe , por ajo eshte riaktivizuar edhe me fuqishem ,pas prurjes ne krye te qeverise serbofilin e njofur Isa Mustafa dhe pas presionit qe Beogradi i ben Thacit , per implikim ne trafikun e organeve. Pra, te gjitha keto nuk jane rastesi ,por te kalkuluara me kujdes ne bodrumet e UDB-se .

  4. Toni KS says:

    Rurali qafkuq Hashim nuk mund te matet me Ramen as me intelekt, as me kulture as si politikan. Mirepo me intriga e nderskemca te ulta e tejkalon shumefish.

    1. Kapit Tupalla says:

      BRAVO TONI !

  5. KB says:

    Askush nuk mund te qeveris nese nuk eshte i paster.
    Nese eshte e vertete qe Thaci dhe drejtues te tjere te rendesishem ne Kosove kane nje te kaluar te dyshimte, duhet ti hapin rruge te tjereve per te miren e shqiptareve.
    Bashkimi i Shqiperise me Kosoven, nuk varet nga Hashim Thaci, Z.Berisha apo Z.Rama. Fati i shqiptareve eshte percaktuar dhe eshte vetem ceshtje kohe.
    Kryeministri shqiptar mund te kete sa te duash gabime sa i takon qeverisjes se tij, por ne politiken e jashtme sikunder dhe ishkryeministrat e tjere vecanerisht kur behet fjale per Kosoven, kane qene ne lartesine e duhur.
    Deklarata e ministrit te jashtem te Kosoves eshte antikombetare dhe do ta denoje historia.
    Gjithashtu, moslejimi i flamurit shqiptar ne ndeshjet e Kosoves, eshte nje turp.

  6. Osman Sadiku says:

    Nuk ka tiranofobi në Kosovë e pikë. Unë jam kosovarë e shqipëtarë. Këto dy nocione shkojnë shkëlqyeshëm bashkë.
    Mendoni pozitivisht, ju lutem!!!!

  7. mirashi says:

    Njeri me tha se Hashimi po vertetone se ne UCK paska pasur vrases te porositur dhe dora e Hashimit po del dalengadale, pa mohuar rolin e UCK-se ne lufte. Pra Thaçi paska qene si dore e zeze. Atehere çfare negelet per Mustafen qe nuk u ndie kur kryetari diplomacise kosovare nen vartesine e tij , foli si i çmendur! Paska hak Vetevendosja.

  8. Tralala says:

    Keta qe udheheqin Kosoven kane shume hesape me te kaluaren. Kjo I pengon ne ushtrimin e funksioneve shteterore. Nderkohe, Kryeministri zgjedh presidentin kurse presidenti zgjedh kryeministrin. Marredhenie primitive. Duhen zevendesuar.

  9. tema says:

    Shume e qarte ,Kosova don te shkeputet perfundimisht me Shqiperine . Shteti i kosoves njk eshte shtet shqipetar . Tashme Shqiperise ju shtua dhe nje armik tjeter fqinje . Kishim serbine dhe greqine ,tash kemi dhe kosoven . Xhelozia te con ne ndarje ne hasmeri .

    1. Toni KS says:

      S’kemi ku me kajt nanen me u shkeput as ju as ne. Nen kete qiell nuk kemi njeri me te aferte se njeri tjetrin. Mos i degjo zagaret ne pushtet cka thone. Nese dikush ka dyshime le te organizohet referendumi ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-shqiptar pale te shohim a votohet shkeputja a bashkimi. Une garantoj se ne KS bashkimi do te votohet mbi 90%.

  10. I shipnis says:

    Ama Thaqi eshte prodhim origjinal i socialistave te SHqiperise,Ku ne funde secili e ha koken e njeri tjetrit,Vlen per ry Toni KS.

    1. Toni KS says:

      Po ke te drejte mesime te keqia ka marr boll nga Nano e Klosi mirepo pa e pas vet shpirtin e zi e idiotesk nuk kishte vepru ndaj vendit te vete si vepron ky. Ke parasysh qe flitet per nje kohe kur Edi Rama nuk kishte asnje rol ne PS. Rama mund te kete shume te meta per politiken e brendshme mirepo kur te del jashte shtetit nuk te turperon per mungese kulture, te dijes e te shijes si rurali Hashim. Shtoja kesaj edhe perfshirjen ne vepra kriminale qe po del ne siperfaqe me pergjimet e Insajderit dhe koketimin dhe perhapjen e islamofashizmit, atehere per nga demi kunder Kosoves Rrahman Morina e Azem Vllasi po me duken amator ne krahasim kete bandit fshataresk.

  11. GK says:

    Jetegjatesia e Z.Hashim Thaci ne politike,per mua tregon se eshte nje mjeshter i klaneve me plot hije,intrigave,puceve ,te punuarit prapa shpine si nje dhelper e vertete.Ruaj respekt per ish kryeministrin ,paraardhesin e Hashim Thaci kryeminister. Populli i mbrekullueshem dhe vital i Kosoves ka plot bije e bija me intelekt ,zgjuaresi,aftesi organizuese dhe drejtuse per te qene ne krye te drejtimit te puneve dhe politikes Kosovare.Zoti Hashim duhet te jeni i pari person per te kaluar ne provimin e gjuhes Shqipe.Sigurisht Ju keni zgjedhur gjuhen e “kulisave”

  12. vang says:

    me cfare gjuhe do ta beje ”kombin kosovar”???..A behet kjo gje artificialisht???Lereni athere te haje koken..po e lane edhe shqiptaret e Kosoves te beje lodrat e tije.Nuk formohet nje komb i ri sikur te gjithe ata qe e thurin kete ide te jetojne 2-3 jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje