Fondi Monetar Ndë rkombëtar dhe Qeveria kanë arritur në parim dakordësinë për faljen e madhe të detyrimeve të papaguara nga biznesi dhe pronarët e makinave. Debatet mes Qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për amnistinë janë për përmirësimin e ligjit mbi detyrimet që mund të jenë ende të mbledhshme nga biznese që nuk janë mbyllur apo që kanë ende aftësi paguese. Nga FMN është kërkuar edhe saktësimi i procedurave për detyrimet e vjetra që nuk mund të mblidhen dhe do të fshihen. Burime nga Qeveria thanë për gazetën se FMNja, për përmirësimet e ligjet ka rekomanduar modelin e amnistisë që ka aplikuar Kosova.
Amnistia e zbatuar në Kosovë solli faljen e 680 milionë eurove detyrimeve, ku u përfshi falja pa kushte e detyrimeve para 31 dhjetorit 2008, në rast se kryhet pagesa e plotë e detyrimit për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Përveç faljes së menjëhershme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, përfitohej edhe falja e gjobave dhe kamatëvonesave të borxhit për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Në draftin e hartuar nga Ministria e Financave përfshihet falja pa kushte për 400 milionë dollarë detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa. Zbatimi i amnistisë sipas draftit do të shtrihet në dy periudha, falja pa kushte për detyrimet e krijuara para 2011s. Falja me kushte përfshin detyrimet pas 1 janarit 2012, duke paguar 70 për qind të detyrimit dhe kamatëvonesës, për t’u falur 30 për qind e detyrimit dhe gjobat, raporton Panorama.
Biznesi
Të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore dhe doganore, që u përkasin periudhave 31 dhjetor 2011, pra detyrime që kanë mbi 5 vjet, falen pa kusht. Sipas draftit të amnistisë, detyrimet që ekzistojnë si të tilla në regjistrat e administratës tatimore dhe doganore para datës 31.12.2011 do të fshihen. Pjesa e dytë e ligjit parashikon faljen me kusht, ku përfshihen detyrimet tatimore që u përkasin periudhave nga 1.01.2012 deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Për këto detyrime ligji parashikon se, nëse tatimpaguesi paguan 70 për qind të tatimit dhe 70 për qind të kamatëvonesës që është pjesë e pandarë e detyrimit, atëherë biznesit i falet gjoba që është pjesë e detyrimit tatimor dhe 30 për qind e detyrimit.
Lajm shume i mire per te gjithe rritja e pagave dhe pensioneve, vazhdoni keshtu dhe vleresime
vendi po ndryshon ne shume aspekte per mire si dhe eshte duke u perfaqesuar denjesisht me shifra reale qe pranohen eedhe nga vete institucionet e huaja. Sigurisht, vleresime per menaxhimin e gjithe kesaj situate duke fituar mbeshtetjen e FMN-se per pensione e rroga me te kenaqshme
Ja ku jane shenjat e qarta te permirsimit te ekonomise ne shqiperi, rritje pagash, amnisti per bizneset ne krahasim me kohen kur dilte e thoshte na hengren shum lek ullinjt qe mbollem kshuqe do marrim e nja 200 milion borxhe jemi shume mire.
Komentoni o Bythlepiresat e Rilindjes se po ja.dilni ta varferoni kete popull sa me shume. Kujtoni se Qeveria i dhimbset biznesi? Jo mo jo por kerkojne te genjejne per ndonje vote, por as qe behet fjale tjua jap populli juve ndyresirave te dyja kraheve.
super marreveshje mes qeverise e Fondit Monetar Nderkombetar, duke i ardhur ne ndihm te gjithe individeve, te cilet e kane te pamundur te paguajne borxhet duke i lehtesuar sado pak nga ky angazhim, bravo
Te gezohen gjith ata qe kishin detyrime te prapambetura fal nje marreveshjeje konstruktive u falen gjith keto para duke u bere nder, bravo shtetit te kishte qen qeveri tjeter do ja u kishte marr lek me lek
Na moj esmaa dhe ju esmara te tjera…ju paguajne me gjithe mend juve per te shkruar idiotesira te tilla?! !!!
Cila qeveri do ti bente te paguante moj nyje…ajo e sales?
O hajvane te partise qe merreni me demek me fushata, mos beni idiotesira te ketij lloji se prz kom per t’votu dhe une salen qershorin tjeter…apo nuk e rruni ju se kaloni me lesheline vari torben..ptuu hajvane.
Dakortesia nga FMN eshte shenje besimi se ekonomia e vendit eshte ne hapa te sigurt zhvillimi, bravo qeverise per kete hap