Nga droni te biznesi, shqiptarë e serbë bëjnë marrëveshje ekonomike

14 Tetor 2016, 19:58Ekonomia TEMA

Që biznesi nuk njeh kufij, këtë e dëshmon edhe Kadri Morina, një biznesmen dhe pronar i një kompanie sigurimesh, i cili punon jo vetëm në Shqipëri por dhe rajon.

Kushëri i Ismail Morinës, njeriut të dronit, ai thotë se ekonomia është një gjë e rëndësishme dhe nënvizon se jo vetëm serbët duan të investojnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët në Serbi.

“Unë mendoj se ky forum ishte një histori biznesi për të dyja palët dhe në këndvështrimin tim si pronar kompanie sigurimesh mund them se kemi mbi 3-4 vjet që punojmë me kompanitë serbe, të cilat kanë qenë korrekte e të sakta dhe besoj se tani do të hedhim një hap më të madh zhvillimi në të gjitha fushat”, deklaron për top Channel, Morina.

Forumi i Biznesit Serbi-Shqipëri duket se nga bizneset është pritur gjatë, ndryshe nga politika që priti të bëjë hapin e parë. Miroljub Aleksiç, kompania e të cilit është vlerësuar në 300 milionë euro, ka gjysmë viti që ka filluar eksportin e prodhimeve të tij. Me një rrjet hotelesh dhe biznese të tjera, ai thotë se ka fituar vetëm në 6 muaj 600 mijë euro.

“Edhe ne duhet të hapim tregun për bizneset tuaja dhe të kemi një shkëmbim më të madh tregtar. Më besoni, se ia vlen dhe të gjithë duhet të fitojmë. Është fat i keq të mos shfrytëzojmë potencialin dhe të rrisim shkëmbimin në miliarda euro e të mos e lëmë në aq sa fiton vetëm një kompani. Ne duhet të bëjmë investime të përbashkëta”, thotë Aleksiç.

Nga biznesi, tregtia, turizmi, prodhimet e deri tek shërbimet, sipërmarrësit janë të interesuar për tregun e përbashkët. Ata shpresojnë që këtë ta arrijë Dhoma e Përbashkët e Tregtisë.

1 komente në “Nga droni te biznesi, shqiptarë e serbë bëjnë marrëveshje ekonomike”

  1. maloket back ne shpell! says:

    serbi 2m e gjys I gjat
    shqiptari .. trecerek metri!
    dhe do maten bashk!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje