Qeveria në mbledhjen e sotme mori një vendim shumë të rëndësishëm në favor të ish ushtarakëve, punonjësve të policisë, gardës, SHISH etj, duke u falur të gjitha detyrimet që kanë në në skemën e sigurimeve suplementare, nga rillogaritja e pensioneve.
Kështu, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.46/2016, “Për faljen e detyrimeve që kanë ish-ushtarakët në skemën e sigurimeve suplementare, nga rillogaritja e pensioneve, në zbatim të ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: