Nobel, Ekonomia dhe Modeli Anglosakson

12 Tetor 2016, 20:16Ekonomia TEMA
Nobel, Ekonomia dhe Modeli Anglosakson

Kontratat, të shkruara dhe të pashkruara, përcaktojnë marrëdhëniet midis pjesëmarrësve në ekonominë e lirë të tregut. Por, pavarësisht nga rëndësia e tyre, shumë punë akademikei minimizon ato. Çmimi Nobel i këtij viti për ekonomi, ju dha dje nga suedezi Riksbank, Oliver Hart nga Harvard dhe Bengt Holmstrom nga MIT. Ky çmim nderon dy ekonomistët të cilët kanë kaluar karrierën e tyre duke zhvilluar kuadrin-(teori kontrate)-analitik për hartimin e marrëveshjeve midis aktorëve ekonomikë.

Idetë e tyre janë përdorur për të hetuar çështje të tilla: si paketa e pagave të drejtuesve mund të strukturohen për të nxitur interesat e aksionerëve, si kontratat e sigurimit mund të jenë të dizajnuara për të dekurajuar sjelljet e rrezikshme, dhe cilat aktivitete qeveritare duhen privatizuar, dhe si mund të realizohet kjo.

Çmimi i këtij viti për z Hart, me origjinë nga Britania, dhe Z. Holmstrom, një amerikan, gjithashtu përforcon “kapjen për fyti” mbi çmimin, të institucioneve Anglo-amerikane. Siç mund të vetëkuptohet nga kontrata: Universitetet Amerikane dhe Britanike shpesh i paguajnë ekonomistët më shumë nga sa paguhen në vendet e tjera.

Burimi: espresso.economist.com

1 komente në “Nobel, Ekonomia dhe Modeli Anglosakson”

  1. Aso says:

    KY cmim tregon se ekonomia duhet te administrohet, e zhvillohet ne menyre sa me te studjuar, mbi baza shkencore e nga profesionist te zote te kesaj fushe. Shqiptaret duhet te nxjerrim mesime, te ofrojne njerez te zote ne fushen e ekonomise, si per drejtimet e zhvillimit edhe ne administrimin e saj. Ne kohen e sotme te zhvillimit dhe shkembimit te vrullshem teknologjik nuk mund te ecet me me amatorizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje