71 HEC-e në zonat e mbrojtura

13 Tetor 2016, 09:54Ekonomia TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të këtij viti në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ka gjetur se brenda rrjetit të Zonave të Mbrojtura janë 71 HEC-e. Nga këto HEC-e, 6 janë ndërtuar para viteve ‘90.

Janë ndërtuar pas viteve ‘90 dhe që kanë filluar prodhimin 21 HEC-edhe janë në proces ndërtimi 44 HEC-e. Vetëm në Rrethin e Librazhdit janë ndërtuar dhe janë në proces ndërtimi gjithsej 40 HEC-e brenda zonave të mbrojtura.

KLSH i ka lënë detyrë AKZM të nxjerrë të gjitha lejet e dhëna për HEC-et dhe në bazë të koordinatave, të nxirren sa prej tyre janë dhënë brenda Zonave të Mbrojtura dhe në bashkëpunim me Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, të qartësohet përfundimisht numri i tyre dhe dokumentacioni i dhënë për pajisjen me leje mjedisore.

KLSH ka kërkuar që të kryhet kontrolli për të saktësuar kontratat e lidhura dhe sistemet e koordinatave, njëkohësisht dhe sipërfaqet e dhëna dhe detyrimi për çdo HEC për sipërfaqen e mbjelljes me pemë. Nisur nga shqetësimet e krijuara në banorët e zonave, të evidentohen dhe problematikat e dala për ndërtimin e tyre, la detyrë KLSH.

Gjithashtu AKZM duhet të marrë të gjitha dosjet e HEC-eve dhe të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme monitorimin e aktiviteteve të HEC-eve në Zonat e Mbrojtura.

KLSh ka kërkuar nga AKZM të ndalojë ndërtimin e veprave si HEC-e, miniera, gurore dhe të tjera, që referuar veprimtarive të tyre të vërtetuara nga praktikat e deritanishme, sjellin dëme të mëdha në sistemin shëndetësor, natyror dhe human të zonës përkatëse.

Si nisi vala e ndërtimit të HEC-eve

Vendi ynë, që nga viti 1998, është një importues neto i energjisë elektrike. Në këtë kontekst, një nga elementet e rëndësishëm të strategjisë së qeverisë shqiptare në vitin 2008 për rritjen e sigurisë së furnizimit të vendit me energji elektrike u pa përdorimi me përparësi i rezervës hidroenergjetike, ende të pashfrytëzuar, nëpërmjet nxitjes së investimeve private.

Shfrytëzimi i rezervës hidroenergjetike u konceptua nëpërmjet ndërtimit masiv të HEC-eve të vogla. Vetëm gjatë vitit 2009, nga qeveria shqiptare u miratuan 90 kontrata koncesionare, të cilat parashikojnë instalimin e një kapaciteti të përgjithshëm gjenerues prej 826.5 Mw, me prodhim vjetor të parashikuar të energjisë elektrike prej 3.13 TWh dhe një investim të përgjithshëm, gjatë një periudhe 5-6-vjeçare, prej 719 milionë euro.

Duke filluar prej vitit 2002 deri më sot janë firmosur 183 kontrata koncesionare për ndërtimin e 524 hidrocentraleve me kapacitet 2165 Mw dhe prodhim vjetor 9342 GWh, prej të cilëve tashmë janë në prodhim 117 HEC-e, 43 janë në proces ndërtimi dhe 364 HEC-e ende nuk kanë nisur nga puna.

Hidroenergjia është përfitimi më i madh nga burimet e rinovueshme në vendin tonë. Shqipëria renditet në Europë si një vend me pasuri ujore të konsiderueshme, me një shtrirje hidrografike të shpërndarë, pothuaj në të gjithë territorin.

Shqipëria, me sipërfaqen e saj prej 28 748 km², ka një shpërndarje hidrografike me një sipërfaqe ujëmbledhëse prej rreth 44,000 km² ose 57% më shumë se territori shtetëror. Nga pikëpamja topografike, duke qenë një vend me reliev relativisht të thyer, vendi ynë ka një rezervë hidroenergjetike të madhe.

Nëpërmjet një politike koncesionare jotransparente u bë e mundur që të nënshkruhen dhe miratohen nga qeveria 112 kontrata koncensionare, për ndërtimin e HEC-eve me fuqi të vogël, të mesme dhe të madhe, me investitorë vendas dhe të huaj, prej të cilëve pritet, që të futet në shfrytëzim një potencial gjenerues hidroelektrik prej rreth 1400 MW, që parashikohet të prodhojë një sasi energjie elektrike nga burime të rinovueshme prej 4 miliardë kWh në vit.

Territori i Shqipërisë është i vendosur në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe ka një potencial të lartë për shfrytëzimin e energjisë diellore. Numri i ditëve me diell në vendin tonë luhatet nga 240 – 260 ditë me një maksimum prej 280 ditësh, megjithatë kontributi i kësaj energjie, përkundrejt totalit të burimeve energjetike, është jo më shumë se 0.1%.

Monitor

4 komente në “71 HEC-e në zonat e mbrojtura”

  1. Arben says:

    Hidrocentralet e vegjel ( HEC) ne te gjithe boten jane quajtur ekologjik. Nuk ndotin ambjentin dhe stabilizojne erozionin ne vendet ku behen. Keto behen si mullijte me kanale jo me diga e perbytje qe krijon liqeni, pra nuk demtojne asgje.
    Por nje gje “demtojne” keta HEC-e. Japin energji te paster, japin para buxhetit te shtetit dhe investitoreve, por nuk u japin para”Ambientalisteve ” te plehrave. Atehere ambientalistet ne vend qe ta fokusojne punen e tyre tek cilesia e ajrit ne qytete qe eshte skandal botror, te perqendrohen ne mbledhjen e mbeturinave; merren me HEC me mendimin qe te perfitojne dicka ose te prishin dicka. Po keshtu nuk e kuptoj pse turret Kontrolli i Larte i Shtetit ne kete drejtim?!
    Kjo i ngjan asaj shprehjes qe kishte thene nje Prift ne Lac ne vitin 1995 : – Qe kam shperndare ndihme ne mbi 100 vende te botes por si ne Shqiperi s’me ka bere vaki. U jep ndihma dhe te kerkojne llogari.

    1. NACIONALISTI says:

      Eshte cudi shqiptare! Vetem ne vendin ton ndodhin kto gjera!

  2. corape kuqi says:

    Keto hece jane aq te paplanifikuara, aq abuzuese, aw korruptive sa gjithe ndertimet e pas 90 tes. Ashtu sic u abuzua me ndertimet ne plazh dhe tirane ashtu po abuzohet me hecet.
    Pse cfare kujtoni ju, enveri nuk kishte mundesi ti ndertonte keto?????
    Ne te njejten menyre si perfituan kryeministrat nano, berisha dhe rama me ndertimet e paplanifikuara ashtu abuzuan dhe po abuzojne me hecet.
    Abuzimet e mafies nano-berisha-rama-basha meta -mban nje liste te gjate.
    Me rruget
    Naften
    Portet
    Aeroportet
    Ndertimet
    Sigurimet
    Lojrat e fatit
    Me demontimet ushtarake
    Me skrapet
    Telefonat
    Postat
    Hecet
    Shume shpejt pas heceve do filloje shkaterrimi i sazanit dhe karaburunit.
    Meshira e kesaj specie ka vdekur me lindjen e tyre.
    Shikoni meten cben per ceshtjen came.
    Nje i huaj ngre ceshtjen came ilir hajduti e ul.

  3. NACIONALISTI says:

    shqiperia ka gjith kto vende prrallore, nga malet ne veri e deri ke deti ne jug, qe ne vend qe te mirmbahen (si ne te gjith shtetet CIVILE), mir qe nuk i mirmbahin, por i SHKATROJN!!!!! Une per vete jam emigrant dhe jam krenar qe kam prejardhje shqiptare, por te shohesh shtetin tend TE VARFER qe ne vend qe te zhvillohet, degradon, nuk eshte bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje