Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi priti në ambientet e MZHETTS ambasadorin e Kubës në Bullgari, Pedro Pablo San Jorge, i cili mbulon edhe Shqipërinë. Qëllimi i takimit lidhej me intensifikimin e marrëdhënieve tregtare edhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Kubës pasi është larg potencialit që ekziston.
Ministrja Ekonomi shprehu nevojën e firmosjes të një Memorandumi Mirëkuptimi i cili do të promovojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe pasuar nga memorandume të bashkëpunimit ekonomik, investimeve si dhe ato për turizmin.
Duke u ndalur në shkëmbimet tregtare ministrja Ekonomi u shpreh se “ eksportet shqiptare të bulmetit, vajit te ullirit, mjaltit dhe bimëve medicinale tashmë janë shumë të suksesshëm në tregjet botërore. Sëbashku me komunitetin e biznesit duhet të shikojmë mundësitë që këto produkte Made in Albania të mbërrijnë edhe në tregjet kubaneze”.
Ndërkohë ministrja e ekonomisë i theksoi ambasadorit edhe nevojën e shkëmbimit kulturor nëpërmjet turizmit dhe jo vetëm.
Ministrja në vazhdim të bisedës u shpreh se “qeveria shqiptare e inkurajon Kubën për të shqyrtuar qëndrimin e saj në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, gjë të cilën nuk e ka bërë ende.
Për këtë ambasadori u shpreh se “çështja është duke u marr në konsideratë nga qeveria e Kubës”.
Gjatë bashkëbisedimit ambasadori Pedro Pablo San Jorge e vuri theksin në rëndësinë e hartimit të protokolleve të bashkëpunimit në shumë fusha midis dy vendeve.
Duke i bërë një panoramë të situatës në Kubë, ambasadori shprehu qasjen e politikës së Kubës kundrejt tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe suksesit të arritur me shumë vende të Bashkimit Evropian.
“ I vlerësoj mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe shikoj se ekzistojnë oportunitete tregtare të shumta mes Kubës dhe Shqipërisë. Investimet shqiptare në Kubë janë të mirëseardhur” u shpreh ambasadori Pedro Pablo San Jorge.
Në këtë kuadër Ambasadori e pranoi propozimin e ministres Ekonomi për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, përfshi edhe shtimin e kontakteve midis institucioneve përkatëse.
Ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në turizëm, e sidomos tërheqjen e investimeve në marinat detare dhe fushat e golfit. Sikurse edhe për tërheqjen e investimeve shqiptare drejt Kubës në energji, atë te ujit dhe të erës, duke e konsideruar vendin tonë me eksperiencë në sektorin hidroenergjetik.
Ai përmendi gjithashtu interesin e pasjes të investimeve shqiptare në fushën e përpunimit të ushqimit, bujqësisë, ndërtimit dhe infrastrukturës si dhe të eksportimit të produkteve shqiptare drejt Kubës.
SHUME BUKUR KJO, PSE JO PAK KEMI NE:
MADE IN ALBANIA SALI BERISHA
MADE IN ALBANIA EDVIN RAMA
MADE IN ALBANIA ILIR META
MADE IN ALBANIA GRAMOZI
MADE IN ALBANIA KACI
…..FEVZO, MERO,BUSHATI,ZHEJI, CANI, TAULANT PALLA, ERJON BRACE, RULI, RISTANI DOSHI E AI KRYETARI I KAVAJES…..
Ministria e Ekonomise i kerkon Ambasadorit te Kubes “Njohjen e Kosoves”. O Shqiptar o kokderr:).E mori pergjigjen nga Tirana edhe Thaçi dhe edhe Enver Hoxha.