Edhe pse moti ka qenë jo i qëndrueshëm apo dhe nga frika e tërmeteve që kanë lënë gjirokastritët tërë natën jashtë, kjo nuk i ka penguar idhtarët e Enverit, të festojnë 108-vjetorin e lindjes së idhullit të tyre.
Një grup nostalgjikësh gjirokastritë kryesisht të moshuar, u bashkuan si dikur, për të përkujtuar komandantin e tyre legjendar, udhëheqësin shpirtëror për 41-vjet me radhë, Enver Hoxhën.
Destinacioni përkujtues i 108-vjetorit të lindjes, ishte oborri i jashtëm i shtëpisë së lindjes së ish diktatorit në lagjen “Palorto” një cep i të cilës, ishte rezervuar enkas, për enveristët të cilët sillnin ndër kujtesë vitet e ndritshme të socializmit dhe të diktaturës së proletariatit që mbizotëronte në Shqipëri, për aq kohë sa udhëhiqej nga Hoxha, shkruan shqiptarja.com.
Vlerësimi i tyre ka qenë maksimal për figurën e Hoxhës ndonëse për ta, ajo është e pacënueshme nga balta që i është hedhur në 26-vitet e demokracisë në vend. Kreu i Partisë Komuniste të Gjirokastrës Bujar Sulejmani, ka kërkuar nga pushteti vendor dhe Ministria e Kulturës, rivlerësimin e figurës së Hoxhës dhe njëkohësisht rivendosjen e monumentit të tij në vendin ku u instalua në vitin 1988 dhe që u shemb në korrik të 1991.
Për të pasur një gjurmë në qytetin e tij të lindjes përveç banesës tri katëshe në lagjen “Palorto”, enveristët kanë kërkuar mjaft herë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës, vendosjen e emrit të Enver Hoxhës, rrugës që kalon mes përmes lagjes. Mirëpo kjo kërkesë është refuzuar dhe në vend të këtij emri, këshilltarët 1 vit më parë këtë rrugë e kanë quajtur “Ismail Kadare”.
Shshs, se mos e degjojne GJermanet dhe kerkojne Hitlerin.
–
Megjithese ne Gjermani ka ligj qe se lejon kete por ne Shqiperi kjo ska pse mos realizohet sepse Enveri nuk vrau me shume se Saliu nen sundimin e tij diktatorial demokrat apo Rames nen sundimin e tij te varferise te tejskajshme dhe toksike.
–
Sa do diktator Enveri nuk mund te mohohet ne histori perkundrazi po levdohet sot se keta te sotmit paskan qene me te keqij se ai vete.
–
E pse kemi lapidar te rrugacit kriminel Hajdari apo te tradhetarit Ahmet Zogu, kur Enveri vetem tradhetar nuk ishte dhe Greket i tmerronte sa u deturuan te na prisnin me “lule” e buke pas hapjes se kufirit ne kohen e demokracise se hershme, apo jo o Aqif, e harruat?
Nuk eshte emertimi i nje rruge qe do bej qe te kujtohet komandanti do kujtohet per zerin qe ju dha shqipetareve do kujtohet per shtetin qe beri dhe drejtoi ndersa tani komandojne te tere por vetem shqipetaret jo Hasta siempre komandant Enver
Shume e drejte, ose me mire duhet te kerkohet nje referendum per vleresimin e figures se Enver Hoxhes. Nuk ka bythe te rrish, kur shikon qe kan monument, rrugaci dhe kondrabandisti azem hajdari,pa le dhe eshte vendosur krah Deshmoreve te atdheut, nuk ka me turp per kete shtet, apo monument ahmet zogolli, qe u vet emerua mbret dhe erdhi ne pushtet me ndihmen e Serbeve apo qe vrau me urdher te tij Isa Buletinin. Ka ardhur koha qe Enver Hoxha, te kete monumentin e tij ne vendin e lindjes. Lavdi vepres se Enver Hoxhes, duke ju rritur dita dites, nga zullumet dhe maskaralleqet qe ka bere e ben funderrina sali berishovici.
Epoka e Gurit… sakte…
I lavdishmi i paharueshmi madheshtori Enver Hoxha. Rrofte kujtimi yt qe na frymezon e na nderon!
Smbeti monument pa u ngrit ne Shqiperia per hajduta e kriminela e tradhetare e spiuna qe nga Ahmuti e hajdari e nosi e rugova e prifterinjte bashkepunetor te fashizmit, e lumo skendua me bibloteke te veten, e kapidonat qe erdhen si diversante e vrane nenat me foshnje ne gji, e butkat me filma dokumentare me regjizor saimir kumbaron kushuririn e ministres injorante te kultures dhe ish vjjehri i pollo kokkuqit hajdut e race spiunash.
Bir o selman i nenes ke te qaje me pare.
Prandaj sduan monument per Enverin se dhe prej guri ta shohin i ze barku e ju shoeton shura.
Ai echte i gdhendur ne zemrat dhe shpirtin e popullit!
Lavdi Vepres se Enver Hoxhes!!!!
16 Tetor 2016 – termet ne gjirokaster.
Thua te jete rastesi??
Dhuroini perendedise ate monumentin se do ta beje rrafsh zoti gjirokastren
16 Tetor 2016 – termet ne gjirokaster.
Thua te jete rastesi??
Dhuroini perendise ate monumentin se do ta beje rrafsh zoti gjirokastren